• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

by Os De
27/12/2025 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Retorika e Ankarasë ndaj Izraelit, roli i Turqisë në Lindjen e Mesme, akuzat për mbështetje të Hamasit dhe shqetësimet për një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F-35 po krijojnë një sfond tensioni ndërkombëtar. 

Sipas një artikulli opinioni në Wall Street Journal, disa nga praktikat që Turqia akuzon Izraelin se i përdor, Ankaraja po i zbaton vetë. Psikologët e përshkruajnë këtë fenomen si “projeksion”, kur Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon Izraelin për ambicie territoriale dhe për krijimin e një “Izraeli të Madh”, kritikët argumentojnë se kjo pasqyron vetë ambicien e Erdoganit për të ringjallur ndikimin e Perandorisë Osmane në të njëjtat zona. 

Në të njëjtën kohë, Ankaraja akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve, ndërsa vazhdon të mohojë gjenocidin armen. Kritikat për planet e supozuara për të shndërruar Xhaminë Al-Aksa në tempull hebre bien në kontrast me vendimin e Turqisë për të kthyer Shën Sofinë nga muze në xhami, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare. 

Turqia konsiderohet tani si një lojtar i fuqishëm dhe potencialisht destabilizues në Lindjen e Mesme, krahasuar me vende si Katari, të akuzuar për mbështetje të forcave ekstremiste. Raportet tregojnë se Ankaraja ka ndihmuar Pakistanin kundër Indisë, po ndërton baza ushtarake në Sri Lanka dhe pret dhe mbron operativët e Hamasit. Një shembull ishte vendimi i ambasadës turke në Tel Aviv për të ulur flamurin në gjysmë shtizë pas vdekjes së udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh. 

Izraeli ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj integrimit të ushtarëve turq në një forcë shumëkombëshe në Rripin e Gazës, qëndrim që mbështetet edhe privatisht nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak të lidhjeve të Ankarasë me Hamasin. 

Një shqetësim shtesë është mundësia e shitjes së avionëve luftarakë F-35 në Turqi. Ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrett, ka përshkruar bisedimet si “produktive”, ndërsa një zyrtar izraelit vlerësoi më 12 dhjetor probabilitetin e miratimit të shitjes rreth 40%. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të prishë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme dhe të minojë avantazhin ushtarak të Izraelit. 

Sipas raportimeve, qeveria turke e ka përfshirë Izraelin në të ashtuquajturin “Libër i Kuq” të sigurisë kombëtare, duke e përshkruar si kërcënim ekzistencial dhe duke argumentuar se Izraeli synon të pushtojë Anadollin. Një pjesë e madhe e qytetarëve turq e konsiderojnë Izraelin kërcënimin më të madh për vendin, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara. 

Analistët paralajmërojnë se armatosja e Turqisë me F-35, duke marrë parasysh retorikën agresive të Erdoganit ndaj Izraelit, mund të rrisë rrezikun për një konflikt të ardhshëm në rajon, ndërsa ekspertë të tjerë të sigurisë ngrenë shqetësimin se kjo do të përforcojë pozicionin ushtarak të një Turqie gjithnjë e më agresive. 

 

Next Post
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In