Sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të në Siri, kanë vrarë 44militantë të Shtetit Islamik (ISIS) të shtunën.
Reuters shkruan se aeroplanët luftarakë F-16 dhe A-10 kanë vrarë 44 anëtarë të grupit militant dhe kanë plagosur disa të tjerë në Harjalah, Delha, Baragitah dhe Hawar Kilis.
Katër anëtarë tjerë të grupit suni u vranë në sulme ajrore të ndara në rajonin e Karakopru.
Kazerma dhe instalime të armëve janë shkatërruar po ashtu gjatë sulmeve./a.m.