• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Aventurier e donkishot’/ Qëndrimi me dy fytyra i Berishës ndaj Azemit, pas protestave të tij me sindikatat kundër qeverisë së PD

by Java News
18/09/2020 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë ditë më parë, Sali Berisha përsëriti ritin e përvitshëm, duke përkujtuar udhëheqësin e protestave antikomuniste Azem Hajdarin, në 22-vjetorin e vrasjes në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ashtu si çdo vit, edhe në këtë 12-shtator, Sali Berisha nuk i kurseu lavdet për Azem Hajdarin, duke e konsideruar Tribun të Lirisë. Por, ka një dyfytyrësi në qëndrimet e Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit deri natën 12 shtatorit 1998, kur lideri i lëvizjes së dhjetorit u nda nga kjo jetë dhe pas 12 shtatorit ’98 deri më sot. Faktet dhe dëshmitë konfirmojnë se Sali Berisha e ka konsideruar dhe trajtuar Azem Hajdarin si një nga rreziqet më kërcënuese për pozitat e tij në krye të Partisë Demokratike. Që nga viti 1992 deri në shtator 1998, Azem Hajdari ishte nën survejim, përgjim dhe sulme të vazhdueshme, të orkestruara nga Sali Berisha.

Shqiptarja.com sjell një pjesë të fushatës së sulmeve të Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit, në dhjetor të vitit 1996, përmes gazetës Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD-së dhe për rrjedhojë armë në duart e Berishës. Sulmet përmes shkrimeve të ndryshme i paraprijnë humbjes së durimit nga Sali Berisha, i cili në 9 janar të vitit 1997, urdhëroi përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi parlamentar demokrat dhe nga partia. Fushata kundër Hajdarit konsistonte për ta larguar nga drejtimi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, për të evituar rrezikun e protestave kundër qeverisë. Vetëm dy vite më parë, Azem Hajdari kishte marrë pjesë në grevën e urisë të ish të përndjekurve politikë, veprim për të cilin Berisha e quajti ‘ish-sigurims’, pijanec dhe vegël të Ramiz Alisës, ndërsa shpërndau me forcë grevistët, duke hedhut në veprim SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

Në 5 nëntor 1996, Azem Hajdari kishte marrë drejtimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Por, këtë post e pretendonte edhe Vlater Xheka. Konflikti ishte zhvendosur në gjykatë. Berishës i interesonte që në krye të sindikatave të ishte Vlater Xheka, një personazh pa rrezik për pushtetin e tij. Në 3 dhjetor të vitit 1996, duke mbështetur Vlater Xhekën, Rilindja Demokratike shkruan se Azem Hajdarit i mungojnë provat në gjykatë, për të bindur gjykatësin Gjergj Pojani se është ai kryetari legjitim i BSPSH. “Meqë të gjitha këto prova ai nuk i paraqiti dje para gjykatës ka shumë të ngjarë që padia e tij të rrëzohet”, thuhet në artikull, duke i dhënë një mesazh të qartë edhe gjykatësit.

Në 4 dhjetor 1996, Rilindja Demokratike, ashpërson gjuhën ndaj Azem Hajdarit. Në shkrim thuhet se Hajdari ka mbledhur këshillin kombëtar të sindikatave dhe se po përgatitet të organizojë protesta kundër qeverisë së Partisë Demokratike. “…Më pas Hajdari, i cili në parlament vijon të përfaqësojë PD-në është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me qeverinë demokratike, të cilës ai kërkon t’i imponohet si sindikalist, duke organizuar tubime kundra saj… Deri tani ai është larguar nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar të Rendit e SHIK-ut e më pas është dëbuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Ndërkohë vazhdimi i aventurës donkishoteske të tij mund ta nxjerrë Hajdarin deputet të varuar vetëm nga sindikalizma, e cila është edhe dëshira e tij më e madhe”.

Pjesa fundit e artikullit është një paralajmërim i qartë i Berishës për Hajdarin se do ta përjashtojë nga grupi i PD-së. Ky paralajmërim realizohet në 9 janar 1997, ku Hajdari përjashtohet nga grupi i PD-së dhe të gjitha strukturat e partisë. Në 5 dhjetor 1996, Berisha bën një diversion ndaj Azemit me anë të RD-së. Në artikullin e radhës thuhet se Azem Hajdari kërkon të bëhet drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar, duke iu referuar një proteste të organizuar nga Azemi para RTSH dhe kundër drejtorit Qemal Sakajeva.

Në 13 dhjetor 1996, Azem Hajdari organizon një protestë me sindikatat për të rrëzuar qeverinë e Aleksandër Meksit. Gazeta Rilindja Demokratike i kushton një artikull me titull:“Hajdari dështon”. Në artikull Azemi paraqitet si një personazh i dështuar dhe pa mbështetje. “…Hajdari pretendonte se kishte mbështetje të gjerë në lëvizjen sindikaliste, por mitingu i djeshëm ka treguar se askush nuk i shkon nga pas. Përpjekjet e Azem Hajdarit për t’u vënë në krye të sindikalizmës mund të konsiderohen tërësisht të dështuara… Hajdarin gjatë fjalës e brohoritën 15-20 njerëzit e tij. Ai nuk ka ngjallur as interesin më të vogël tek njerëzit që pinin kafe vetëm 10 m larg ‘mitingut’”, thuhet në shkrimin e RD-së.

Në 19 dhjetor 1996, Rilindja Demokratike i kushton një tjetër artikull gjyqit mes Azem Hajdarit dhe Vlater Xhekës për të marrë drejtimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Në shkrim thuhet se Hajdari kishte paraqitur prova në gjykatës se ishte ai kryetari i sindikatave. Një ditë më pas, në 20 dhjetor 1998, Rilindja Demokratike, i kushton një tjetër artikull kësaj çështje, me titull: “Hajdari komandant pas ushtarë / BSPSH i mbetet Xhekës’. Artikull nis kështu: “Dy herë i munduri Hajdari kërkonte nga gjykata njohjen e tij si president i BSRSH-së dhe për rrjedhojë lirimin e zyrave dhe ambienteve dhe kalimin e pronave dhe llogarisë rrjedhëse të BSRSH-së në favor të ‘sidikalistëve të rinj’”.

Raportet mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit ashpërsohen më tej në fillim të muajit janar të vitit 1997. Hajdari përshkallëzon protestën nga qeverisë së PD, duke hyrë në grevë urie, ndërsa Berisha përshkallëzon sulmet në adresë të Azem Hajdarit, vrasjen e të cilit e përdori për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 dhe prej 22 vitesh derdh ‘lot’ për humbjen e tij./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Nuk zbatuan masat anti-Covid-19, gjoba dy bizneseve në Tiranë

Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

July 22, 2026
Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

July 22, 2026
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

July 22, 2026
Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

July 22, 2026
Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

July 22, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Policia reagon për aksidentin me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG: Janë shtetas të huaj

July 22, 2026
Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

July 22, 2026
“Epsteini” ynë

Produkti politik që po identifikohet me protestën

July 22, 2026
Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

July 22, 2026
Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In