• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avazi i Mukes

by Java News
22/08/2019 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në jug, në shumicën e zonave atje, përdorin një shprehje të goditur, “si avazi i Mukes edhe ky”, kur një njeri i kthehet gjithmonë diçkaje të vjetër, që është e mërzitshme. Edhe ajo që po ndodh me Partinë Demokratike (dhe në fakt jo me shumicën e saj) mund të quhet “avazi i Mukes”, i një force politike e cila dimrin e quan verë, dhe verën e quan vjeshtë. Por Aldo nuk ka faj, pasi e kishte thirrur nga pushimet kryetari , për të lexuar (refrenin e përvitshëm) paralajmërimin e fortë se “në shtator nisim protestat popullore deri në largimin e kësaj qeverie”. I gjori Aldo, që u bë therror i “idealit demokratik” i një partie e cila e ka humbur fillin qysh kur në krye të saj erdhi krahu i majtë i Doktorit.

Avazi i Mukes, ka kohë që sillet vërdallë mëndjes tek drejtuesit të ish-opozitës së vjetër, aq sa për të gjetur sebepe të besueshme për aksionet e shtatorit, kryetari ngre alarmin dhe thërret nga ato pak ditë pushime Aldon, më “heroin” e fushatave me personazh kryesor babalet e Vlorës. Dhe në fakt si Aldo, si Gazi, si Muli dhe Ervini, e dinë se Lulzim Basha do ti kthehej sërish në shtator (aq sa të mundet) protestave, do ti kthehej sërish në shtator kushtrimit “ejani mblidhuni të rrëzojmë Ramën”, se do ti kthehej sërish në shtator fushatës “mbro vehten, dhe shpif për tjetrin” kur dihet se pozitat e tij janë më të rrezikuara se kurrë.

Ju ktheve sërish “avazit të Mukes” o Aldo, duke besuar (dhe ti beson vërtetë në ç’ka thotë kryetari dhe Doktori) se shtatori do të mbledhë rreth jush , rreth milionerëve të kollarisur të SHQUP-it, sërish qindra ndjekës të “papunë” por që ushqehen dhe paguhen rregullisht nga partia. U ktheve me urgjencë nga pushimet o Aldo, dhe besove se “kryetari e ka gjetur çelësin e suksesit për të marrë pushtetin”, dhe nxitove për të lexuar proklamatën e nisjes së “protestave popullore”. Sa axhami, dhe sa të paditur ishit dhe mbetët, o sekretarët e SHQUP-it, që kryetari jo vetëm po ju përdor si gjallesa eksperimentale, por ndoshta do t’ju shpallë shumë shpejt “tradhëtarë të partisë” një ditë të bukur.

Dhe kjo as që vihet në dyshim, mjafton të bësh evidentimin e atyre që e themeluan PD, dhe që sot janë ose në Alaskë e Kanada, ose janë të papunë dhe në pension rrugëve. Por pavarsisht kësaj Aldo nuk trembet nga dështimet dhe pasojat, si kryetari Basha. Aldo e ka treguar me fjalë dhe vepra se është “qëndrestar që thyen zinxhirë” si dikur në shtatorin e 1998, apo 2001, dhe i tillë do të mbetet deri në “rrëzimin e Ramës”.

Ndryshe nga sa e quajnë shumë sot PD si “opozita e vjetër ose opozita e rrugës”, mendoj se kësaj force politike apatike, që i është shkelur çdo normë, statut, liri mendimi dhe veprimi, që i është shkelur rëndë demokracia e brëndshme, që i janë përdhosur simbolet dhe ideatorët, që i janë larguar krijuesit, kontribuesit dhe militantët, po i shterrojnë të gjitha mundësitë krijuese, rinovuese, zhvilluese. Avazi i Mukes o Aldo, ai u ka mbetur, tek ai jeni kthyer për 6 vjet rresht (duke gënjyer dhe mashtruar) dhe tek ai do të ktheheni edhe vite të tjera, deri në brezin e katërt të “udhërrëfyesve dhe udhëdrejtuesve” të SHQUP-it. (Tema) /l.m

Next Post
Aksident në Lezhë/Nga përplasja e dy mjeteve ka një të vdekur

Plagosen rëndë dy persona në Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In