• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Avatari ka ardhur për të zbuluar komplotet”/ Gjiknuri-Metës: Meqë do referendum, le t’i japim alla vlonjatçe me 9 mandate e mos shkelë më në Vlorë

by Java News
16/04/2021 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim me banorë të rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës.

“Numri 12 duhet të jetë edhe referendum për këtë avatarin e ditëve të fundit që ka zbritur në Vlorë e që zbuloi komplotin se tha do marrin 9 mandate.

Unë tha zbulova komplotin se vlonjatët do të votonin për 9 mandate për Partinë Socialiste. Pra, problemi i këtij mikut që erdhi nga Tirana, presidenti që na u vetshpall lider i opozitës kishte hallin pse qytetarët e Vlorës do të jepnin 9 mandate për Partinë Socialiste.

E vërteta është se qytetarët e Vlorës do ti japin 9 mandate për Partinë Socialiste sepse Partia Socialiste ja ngriti dinjitetin Vlorës jo thjesht me këngë, histori e lapidare por edhe me vepra konkrete.

Patjetër këtyre ju vret sytë e bukura, edhe presidentit edhe këtyre tjerëve këtu. Në çdo vend që trokasin ju thonë se në Vlorë po bëhet ndryshim i madh”, u shpreh Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, të gjithë besojnë tek kjo Vlorë e ndryshuar.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo Vlorë është shumë herë më e bukur dhe këto erdhën sepse patëm një qeveri që punoi për Vlorën. Ne na duhet vota për numrin 12 për Partinë Socialiste. Të dashur vëllezër dhe motra, mos e hidhni votën dëm, ata duan ta ndalojnë zhvillimin e Vlorës. E deklarojnë përditë se projektet e Vlorës thonë do ti çojmë në SPAK, në prokurori.

Ne duhet ti themi të kundërtën, ne vlonjatëve na ka ardhur fati, shyqyr që po investohet dhe këto projekte do ti çojmë deri në fund. Vlora është e jona, nuk ështe e Lul Bashës dhe të tjerëve të cilët e kanë treguar se sa e duan këtë qytet. Çfarë bënë ata kur ishin në pushtet? Asgjë!

Ne e kemi një mission të nisur, kemi një rrugë që se kemi përfunduar, ky Qark ka potenciale të mëdha dhe jo më kot qeveria socialiste ka investuar në këtë Qark. Për të mos I lënë në mes këto, sic duan ata të bëjnë për të na kthyer prapa, ne duhet të votojmë numrin 12 Partinë Socialiste.

E ardhmja juaj është zhvillimi i këtij qyteti, zhvillimi i këtij qyteti ka vetëm një destinacion numrin 12. Nuk ka asnjë numër tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai ftoi qytetarët e Vlorës në një referendum masiv për ti dhënë përgjigje edhe pretendimeve të presidentit Ilir Meta.

“Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë.

Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët.

Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë”, kërkoi Gjiknuri.

g.kosovari

Next Post
Zyrtare/ Ja të gjithë emrat e drejtuesve politikë të PS dhe PD në 12 qarqet e vendit

Rama sqaron ftesën që i bëri Bashës: Ne nuk kemi nevojë se do marrim shumicën e votave, por bashkimi është domosdoshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In