• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avaritë në rrjetin e energjisë elektrike, Balluku: Masat e marra në kohë ndikuan pozitivisht

by Ardit Rada
12/01/2021 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej nisjes së situatës së vështirë të shkaktuar nga moti i keq, me reshje të dendura, grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në të gjithë vendin, janë në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara si dhe sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për qytetarët.

Kështu deklaron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa shton më tej se masat e marra në kohën e duhur si dhe investimet e realizuara në vitet e fundit në rrjetin shpërndarës ulën ndjeshëm numrin e defekteve, ndërsa grupet e gatishmërisë reaguan në kohë rekord në të gjitha pikat ku u evidentuan problematika.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar në terren një nga ndërhyrjet e grupeve të OSHEE. E shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe Drejtori Rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Klevis Jahja, ministrja ishte në zonën e Farkës ku po punohet për riparimin e defektit që shkaktoi shembja e një masivi dheu, i cili dëmtoi 4 daljet e para të katër fiderave, që furnizojnë me energji zonën e Sanatoriumit, Qytetin Studentin si dhe zonën përreth.

Drejtori Jahja sqaroi se janë marrë masat për furnizimin e këtyre zonave përmes nënstacioneve të tjera, ndërsa grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit për t’a kthyer situatën në normalitet të plotë brenda një kohe sa më të shpejtë.

Administratori Çela bëri të ditur se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kaluar në gjendjen e gatishmërisë që para festave të fund vitit, ndërsa janë 1700 punonjës të angazhuar në terren në të gjithë vendin. Po kështu, është ngritur shtabi qendror për menaxhimin e situatës në Drejtorinë Qendrore dhe drejtoritë rajonale të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm duke bashkërenduar punën.

“Në qoftë se kemi pasur një gatishmëri dhe një cilësi furnizimi të mirë gjithë këtyre ditëve, kjo është falë atyre investimeve që kemi bërë gjatë këtyre viteve. Unë bëj krahasimin me periudhën para 3-4 vitesh, ku numri i defekteve dhe koha e rikuperimit ishte shumë herë më e madhe sesa e kemi sot. Ato investime që ne kemi kryer kanë bërë të mundur sot që ne jo vetëm të kemi numër më të vogël defektesh, por dhe rikuperimin e defekteve ta bëjmë shumë më shpejt. Pra në një kohë kaq të shkurtër, në qoftë se na duheshin ditë më parë, sot ne brenda ditës e rikuperojmë defektin”, u shpreh Çela.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se e gjithë situata u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme, falë masave të marra në kohën e duhur, duke shmangur në këtë mënyrë një rëndim të mëtejshëm të gjendjes.

“Kjo situatë ka sjellë avari jo të vogla në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, por rëndësi ka që është menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer dhe jo vetëm shpërndarja tek abonentët, por dhe tek bizneset. Por çfarë ka qenë më e rëndësishme, gjatë këtyre ditëve kemi bërë furnizimin në mënyrë perfekte në të gjithë hidrovorët”, theksoi Balluku./a.p

 

Next Post
COVID-19/ Gati politika e jashtëzakonshme e lehtësimit sasior. Plani B i Bankës së Shqipërisë, çfarë parashikohet

Biznesi përmirëson besimin në ekonomi, BSH: Pritshmëritë për vitin 2021 janë më optimiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com