• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ava Max, një tjetër shqiptare në krye të klasifikimeve botërore të muzikës pop

by Java News
04/02/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është nga Saranda dhe vetëm 24 vjeçe, por me këngën e saj të fundit “Sweet but psycho” Ava Max ka mundur të klasifikohet e para ndër hitet më të shitura në Evropë. Artistja ka mundur të lërë pas “Nothing breaks like a heart” të Mark Ronson e Miley Cyrus, që qëndrojnë në vendin e dytë dhe Westlife me “Hello my love” në vend të tretë.

Këngëtarja kohët e fundit ka marrë pjesë në emisionin “Today show”, ku përveçse ka performuar ka treguar edhe domethënien e këngës së saj dhe nga është frymëzuar.

“Jam frymëzuar nga këngë të artisteve si Whitney Houston, Celine Dion apo Mariah Carey, që dikur i këndoja në dhomëzën time. Kënga ime flet për një vajzë që ndihet e pakuptuar, ajo është një grua e fortë dhe e pavarur, por në të njëjtën kohë kupton se po del nga vetja . Mirëpo i dashuri i saj e dashuron ashtu siç është, nga ana tjetër të gjithë kemi një lloj dualiteti”,është shprehur ajo.

Vetëm pak ditë më parë për rrugëtimin, Ava Max ka shkruar edhe Billboard. Ava është bijë e dy emigrantëve shqiptarë nga Saranda dhe talentin për muzikën e ka trashëguar nga e ëma, këngëtare e operës lirike. Këngëtarja ka rrëfyer se fillimet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë të vështira.

“Prindërit e mi ishin me portofolin bosh asokohe, madje nuk flisnin as gjuhën. Ka qenë shumë e vështirë. I kam parë ata tek sakrifikonin duke punuar deri në tre punë”.

E gjitha kjo e ka bërë artisten ta vlerësojë gjithçka ka sot dhe mundësitë që i janë dhënë. E konsideruar si trashëgimtarja e Lady Gaga-s, Ava Max ka mundur të listohet në kualifikimet botërore radiofonike me “Let it be me”, si bashkëpunim me David Guetta dhe “Make up” me Jason Derulo. Mandej si soliste ajo ka nxjerrë në treg hite të suksesshme, si: “My way” apo “Slippin” , por suksesin e madh do ta gjente me këngën e fundit “Sweet by psycho”.

Ava bashkë me Dua Lipën, Rita Orën ka marrë së fundmi edhe një propozim për bashkëpunim nga Bebe? A do të kemi një këngë nga yjet shqiptare të popit? Mbetet për t’u parë! /a.meta

 

Next Post
Vrasja e dy motrave në Ballsh, vëllai pëson vdekje klinike

Ballsh/ Vrau mizorisht gruan dhe kunatën, 2 familjet kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In