• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autostrada Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion për 385 milionë euro

by Java News
30/10/2018 09:41
Trafik i renduar i makinave ne autostraden Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri ne Kashar./r/n/r/nHeavy car traffic, along the higway Tirane-Durres.

Trafik i renduar i makinave ne autostraden Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri ne Kashar./r/n/r/nHeavy car traffic, along the higway Tirane-Durres.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro. Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.

Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove. Pjesa e pagesave nga buxheti për koncesionet PPP po zgjerohet nga viti në vit, për shkak të nënshkrimit të kontratave të reja. Ministria e Financave programon të paguajë vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12,6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, sipas programit të projektbuxhetit 2019, me një rritje 72% ne krahasim me faktin e këtij viti.

Vitin që vjen janë parashikuar të financohen 12,6 miliardë lekë nga 7,3 miliardë lekë të planifikuara për tu paguar këtë vit. Në fillim të vitit 2018 ishin planifikuar 9.3 miliardë lekë financime për koncesionet, por mos hyrja në fuqi e kontratës së koncesionit të shërbimit laboratorik dhe për inceneratorët e kanë ulur shumën e financimit ne 7.3 mld leke.

Ministria e Financave sqaron se shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore. Gjithashtu Ministria e Financave vlerëson se financimi i kontratave koncesioneve është një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen stabilitetit të financave publike./Monitor

a.ç

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com