• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

by E B
22/06/2026 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja teknike dhe financiare mbi projektin rrugor Milot-Balldren janë bërë publike nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se ky aks prej 17 kilometrash përbën një nga nyjet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe synon të zgjidhë përfundimisht problematikat e ngarkesës së trafikut në këtë zonë.

Projekti parashikon që autostrada e re të ndërtohet mbi një gjurmë tërësisht të re, duke mos cenuar infrastrukturën aktuale. Rruga ekzistuese do të vijojë të mbetet në funksion si një rrugë alternative për qytetarët.

Sipas të dhënave të prezantuara, segmenti do t’u përgjigjet parametrave më të lartë të sigurisë dhe qarkullimit rrugor, duke u klasifikuar në Kategorinë A.

“Aksi me gjatësi 17 km do të ndërtohet sipas standarteve të të autostradës së kategorisë A me nga 2 korsi qarkullimi dhe korsi emergjence në cilin drejtim. Aksi i ri do të ketë një gjurmë tërësisht të re ndërsa rruga ekzistuese do të vijojë të funksionojë si rrugë alternative“, specifikoi ministri Karakaçi.

Një nga pjesët më komplekse të këtij projekti është ndërtimi i një tuneli modern që do të mundësojë anashkalimin e plotë të qytetit të Lezhës, në një zonë ku aktualisht nuk ka infrastrukturë rrugore.

“Secili tub tuneli do të ketë një gjatësi prej 850 metrash. Tuneli është pjesë e segmentit të ri që do të ndërtohet mes urës së drinit dhe balldrenit, ku aktualisht nuk ekziston infrastrukturë rrugore”, sqaroi kreu i dikasterit të Infrastrukturës.

Përveç tunelit me dy tuba, autostrada e re do të jetë e pajisur me një sërë veprash arti dhe sistemesh teknologjike të avancuara, ku përfshihen ura, nyje lidhëse, rrugë shërbimi për zonat përreth, si dhe sisteme inteligjente për monitorimin e vazhdueshëm të trafikut.

Lidhur me anën financiare dhe formën e menaxhimit, Karakaçi bëri me dije se projekti kap vlerën e 365 milionë eurove. Ky investim do të realizohet përmes modelit të Partneritetit Publik Privat (PPP) dhe kontrata do të shtrihet në një periudhë koncesionare prej 35 vitesh, ku përfshihet edhe infrastruktura e nevojshme për tarifimin e mjetetve që do të kalojnë në këtë segment.

Next Post
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com