Autostrada Levan-Tepelenë/ Shkrumbohet një rulotë, drejtohej nga një italian (DETAJET)

Digjet një rulot me targa portugeze në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Rroms.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, një shtetas italian ka dalë në kohë nga automjeti që është shkrumbuar thuajse totalisht, duke mos pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një defekt që ka bllokuar gomat e para, duke bërë që të shpërthejnë në fjalë.

Drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar tymin ka arritur të zbresë, ndërsa rulota në pak minuta është djegur totalisht.

Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes, automjeti është djegur i gjithi.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia, ndërsa po punohet për shkaqet që çuan në djegien e rulotës.

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com