• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autostrada Durrës – Prishtinë – Nish, zbut tensionet në rajon

by Java News
27/08/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kompetente në Prishtinë, pohojnë se tashmë kanë përgatitur projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, në kuadër të punimeve për autostradën që lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt thuhet se do të diskutohet edhe në takimin e së enjtes në Vjenë, i cili pason Samitin e Berlinit të mbajtur një vit më herët nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Kosova dhe Serbia kanë edhe një marrëveshje për autostradën Prishtinë – Nish, të arritur në Bruksel dhe të cilën Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova ka përfunduar projektin, kurse studimin e fizibilitetit është duke e përgatitur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri Zharku, tregon se Qeveria e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për realizimin e projektit të përbashkët, pasi siç thotë ai, autostrada në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që tashmë ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë.

“Autostradën deri në Prishtinë e kemi përfunduar. Ka mbetur pjesa Besi – Merdare ajo që pritet të financohet. Por, dallimi është se shtetet vetë duhet të zotohen se vetë do të financojnë. Se sa është masa e financimit nga Bashkimi Evropian ajo nuk është vendosur, sepse 1 miliard euro janë për gjithë Ballkanin”, tha Zharku.

Ministri Zharku, ndërkaq konsideron se kjo autostradë ka ndikime edhe në aspektin politik, por edhe ekonomik.

“Rëndësinë më shumë e shohim në aspektin ekonomik edhe pse Bashkimi Evropian luan rol edhe në aspektin politik. Por, rëndësia e saj është se për t’u financuar një projekt i tillë, duhet që ai të lidhë dy shtete. Pastaj është rëndësia që ka autostrada në rajon, është një korridor i ri që lidhet drejt bregdetit shqiptar Jon dhe Evropë Juglindore në përgjithësi”.

“Në aspektin politik, ka rëndësi sepse hiqen pak ato ‘hasmëritë’ në Ballkan“,ka thënë Zharku.

Bashkimi Evropian, në mars të këtij viti, pas një konferencë ndërministrore të gjashtë vendeve Ballkanike, që është mbajtur në Prishtinë, ka premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se e mbështesin këtë projekt, pasi sipas tyre, më ndërtimin e kësaj autostrade krijohet një konfiguracion i ri strategjik dhe Kosova do të fitojë në këtë drejtim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke folur për rëndësinë e kësaj autostrade, ka thënë se tregtia në mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe shteteve tjera të Ballkanit, do të realizohet më lehtë, por e një rëndësie te veçantë është se realizimi i këtij projekti nuk prek buxhetin e Kosovës.

“Përfitimet nga kjo auto-udhë do të jenë më të mëdha. Nuk duhet të mendohet se autostrada në fjalë është një shkop magjik që do të jep rezultate pozitive menjëherë apo për një periudhë afat-shkurtër, por duhet gjithmonë të analizohet në një dimension kohor afatmesëm dhe afatgjatë. Por, besoj se është e një rëndësie të veçantë“, tha Gërxhaliu.

Ndryshe, në rrjetin bazik të Ballkanit Perëndimor, projektet që janë përmendur se do të mbështeten, përveç autostradës që lidhë Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, janë edhe linjat hekurudhore në Ballkan e deri te mbështetja e projekteve të përbashkëta të energjisë.

Next Post

STUDIMI / Puna me shumë meshkuj i streson femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In