• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autorizimi për detin/ Berisha provokon: A ja hodhi Rama e Bushati Presidentit Meta?!

by Java News
20/03/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dhënies së autorizimit nga Presidenti Ilir Meta lidhur me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e hapësirës detare midis dy vendeve.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha akuzon Ramën dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se ata e kanë arritur marrëveshjen para se Meta të jepte autorizimin për nisjen e negociatave.

 “Dhenia e autorizimit shenon de facto thjesht formalizimin e marreveshjes se negociuar dhe arritur nga spiuni patriot dhe neobllokmenet apatride, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, e cila lumturon Greqine jo vetem me faljen e fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, por dhe zgjerimin e siperfaqes se ujrave te saj territoriale me se paku 1700 km kator me shume se sa ka sot”- thotë  Berisha.

Më tej ish kryeministri i bën qytetareve shqiptare të ngrihen fuqishëm në mbrojtje të pasurive përrallore, integritetit territorial të kombit shqiptar dhe Shqipërisë, të cilat sipas tij po shiten nga Rama dhe Bushati.

Reagimi i plotë i Berishës

Çfare i fshehin Presidentit te Republikes dhe opinionit publik, Rama dhe Ditziu i tij?

Te dashur miq, dje Presidenti i Republikes Meta, pasi ne nje akt te pashembullt ne historine e marredhenieve nderinstitucionale te shtetit shqiptar, u detyrua te ktheje dy here per plotesime ne perputhje me Kushtetuten kerkesen per te dhene autorizimin per fillimin e negociatave per marreveshjen e detit me Greqine, autorizoi ministrin Bushati per nisjen e tyre.

Presidenti natyrisht nuk mund te mos jepte ate autorizim pasi kerkoi plotesimin e kushteve qe kerkon vendimi i Gjykates Kushtetuese per dhenien e tij.

Por cilido qe ka ndjekur mediat shqiptare dhe greke, deklaratat ne keto media te Edi Rames, Ditzi Bushatit dhe homologeve grek te tyre, e ka te qarte se Rama dhe Ditziu i tij i fshehen Presidentit te Republikes dhe qytetareve shqiptare asgje me teper se sa marreveshjen e tyre te arritur me palen greke, me te cilen, duke vendosur kryenegociator nje spiun tashme te provuar, i kane falur Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe.

Rama dhe Ditziu i tij, qe kerkojne tani autorizimin per negociatat e perfunduara, deklaruan se marreveshja eshte arritur, te njejten gje pohuan edhe homologet e tyre greke parlamentareve dhe mediave greke.

Vete Rama ne interviste televizive i pyetur nga gazetari, pasi deklaroi se marreveshja eshte arritur, nese eshte marre plotfuqia e Presidentit te Republikes ashtu siç kerkon vendimi i Gjykates Kushtetuese, u pergjigj ne menyre te perseritur se nuk e dinte.

Kurse Ditziu i tij, pasi iu deklaroi deputeteve ne komisionin e jashtem te parlamentit se grupin negociator e kishte sekret dhe nuk ia thoshte njeriut, duke shpresuar se do mund te fshihte spiunin ne paje, provokoi ne nje mbledhje tjeter me gjuhe halabaku ndaj Presidentit te vendit, duke menduar se kjo gjuhe e denje per bastarde bllokmenesh do te detyronte presidentin te deklaronte se, sa te jete Bushati minister i Jashtem ai nuk do firmoste autorizimin dhe, ne kete menyre, Rama do mund t’i fshihte si leter te vdekur presidentit dhe mbare shqiptareve, marreveshjen e tradhetise se larte kombetare te negociuar nga nje spiun i damkosur, me te cilen i falen gjitonit tone jugor pasurite perrallore kombetare, trilionat e tonelatave te gazit dhe naftes qe i takojne Shqiperise.

Keshtu qe, dhenia e autorizimit shenon de facto thjesht formalizimin e marreveshjes se negociuar dhe arritur nga spiuni patriot dhe neobllokmenet apatride, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, e cila lumturon Greqine jo vetem me faljen e fushave me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, por dhe zgjerimin e siperfaqes se ujrave te saj territoriale me se paku 1700 km kator me shume se sa ka sot, dhe kjo e tera ne ndeshkim te Shqiperise dhe territoreve dhe interesave te saj kombetare!

Iu bej thirrje qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne mbrojtje te pasurive perrallore, integritetit territorial te kombit shqiptar dhe Shqiperise, te shitura per interesa te pushtetit te tyre, ne nje akt tradhetie te larte kombetare, nga klika e neobllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati.

Next Post

Kur të humb mendja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In