• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autoriteti i Dosjeve publikon vendimin: Frrok Çupi nuk rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, por i përndjekur

by B K
03/07/2025 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Dosjeve, ka nxjerrë Vendimin Nr. 264, datë 22 maj 2025, në lidhje me statusin e gazetarit dhe opinionistit të njohur Frrok Çupi.

Pas hulumtimeve të detajuara në dokumentet arkivore dhe sipas protokollit standard të kërkimit, Autoriteti ka konstatuar se Frrok Çupi nuk rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor apo i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Përkundrazi, nga dokumentacioni zyrtar rezulton qartë se ai ka qenë i përndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, veçanërisht gjatë periudhës së fillimit të vitit 1991, kur ushtronte detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

Dosja Nr. 56 e vitit 1991, e përbërë nga 11 faqe, përmban provat që dëshmojnë këtë përndjekje. Kjo konfirmon edhe një herë pasionin dhe guximin e zotit Çupi në një periudhë të vështirë të tranzicionit shqiptar.

Frrok Çupi ka kërkuar vetë këtë verifikim duke parashtruar dy kërkesa: nëse ishte përndjekur nga ish-Sigurimi dhe nëse kishte ndonjë provë për bashkëpunim apo favorizim nga ky institucion. Në përgjigje, Autoriteti i Dosjeve i ka dhënë përgjigje pozitive vetëm për përndjekjen dhe ka mohuar çdo lidhje bashkëpunimi.

Autoriteti i Dosjeve: Frrok Çupi nuk rezulton të ketë qenë

Në një intervistë për median, zoti Çupi shprehu arsyet personale që e shtynë të kërkonte këtë verifikim zyrtar:

“Jam ndodhur para shpifjeve monstruoze, që nisën vetë nga Sali Berisha në prill 1996. Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ato shpifje me një vendim të posaçëm, edhe pse në krye të Gjykatës ndodhej miku i afërt i Berishës, Rustem Gjata.

Pas tij, shpifjet u përhapën nga elementë të tjerë që ushqehen vetëm me këtë lloj propagande.

Nuk do të kërkoja kurrë dokumente vetëm për t’u përballur me shpifjet, sepse për mua ka rëndësi e vërteta ime, ajo që jam unë.

Por e bëra këtë për miqtë, kolegët dhe familjen time, me të cilët dua të ndaj një të vërtetë të përbashkët, e cila më së miri sqarohet përmes ligjit dhe institucioneve.
Ndjehem mirë të jem në klimën e ligjit dhe të së vërtetës sime.”

Next Post
“Institucionet duhet të raportonin deri në qershor, por…”, Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj kryetarëve të komisioneve parlamentare

“Institucionet duhet të raportonin deri në qershor, por…”, Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj kryetarëve të komisioneve parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In