• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë

by Java News
23/09/2023 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Informimit për Dosjet e Sigurimit të Shtetit propozon disa ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist

Ndryshimet prekin të internuarit në kampe me tela me gjemba; të lindurit dhe të miturit nën 15 vjeç në internim; rritjen e masës së dëmshpërblimit, me 25 vite burgim, për familjarët e të ekzekutuarve; vendosjen e pagesës fikse për të dënuarit me punë të detyruar si dhe zgjatje të afatit për subjektet përfituese.

AIDSSH konsideron të nevojshëm; “a) adresimin e përshtatshëm ligjor të situatës së personave që vuajtën në kampe të internimit me tela me gjemba me qëllim vërtetimin e periudhës së internimit si dhe masën e dëmshpërblimit. Për rastet e pamundësisë së evidentimit të numrit të saktë të ditëve të kaluara në internim në kampe me tela me gjemba, propozojmë parashikimin e një mase dëmshpërblimi fikse të përcaktuar në ligj në vend se me 1000 lekë për ditë siç është parashikimi aktual. b)Adresimin e përshtatshëm ligjor të situatës së personave që lindën në internim apo ishin të mitur, nën moshën 15 vjeç, në kushte të internimit, me qëllim mundësinë e verifikimit administrativ, vërtetimit të internimit, përcaktimit të rolit të AIDSSh në këtë proces, si dhe përfitimit të një dëmshpërblimi qoftë edhe simbolik. Përfshirja  e këtij propozimi në ndryshimet e ligjit çon në rrëzimin e kufizimit moshor për përfitim nga të miturit që vuajtën në kampet e internimit me tela me gjemba”.

Për raste pamundësie të llogaritjes së kohës së saktë të kaluar në internim, sugjerohet edhe për këtë kategori alokimi i një shume fikse dëmshpërblyese.

“c)Prioritizimin, për efekt pagese, të rrethit të familjarëve për viktimat e vrara apo të ekzekutuara gjatë komunizmit, harmonizimin e përkufizimit, në nenin 8, të “rrethit të familjarëve” dhe rrethit të trashëgimtarëve me Kodin Civil, për qëllime të përfitimit sipas nenit 7 të ligjit, si dhe barazimin e masës së dëmshpërblimit sipas nenit 7 jo me 8 vite burgim por me 25 vite burgim.

d) Zgjatja e afatit, deri më 31 dhjetor të vitit 2025, për të gjithë subjektet përfituese. Një afat më i gjatë do ishte i nevojshëm edhe për të krijuar mundësi dhe hapësira të verifikimit të përshtatshëm për kategoritë e lartpërmendura, nëse situata e tyre adresohet sipas këtyre sugjerimeve.

e)Përshpejtimin e procesit për dëmshpërblimet e mbetura. Për përfitues të cilët për shkak moshe a gjendjeje shëndetësore (si kur përfituesi është vetë ish-i përndjekuri përfitues, ashtu edhe për familjarë të viktimave të vrara apo të ekzekutuara), përfitimi i plotë i masës së dëmshpërblimit duket të ketë probabilitet të ulët, konsiderimin e mundësisë së pagesës së shumës së mbetur në një këst total të vetëm e jo me këste të copëzuara, në një kohë sa më të afërt.

f)Për të gjithë ish-të përndjekurit të cilët, në kushtet e vuajtjes së dënimit, kanë kryer edhe punë të detyruar (si për shembull në miniera) të konsiderohet mundësia e një pagese fikse mujore si shpërblim për punën e detyruar, e cila nuk prek përfitimet e tjera të deritanishme”.

Autoriteti është edhe platformë shërbimesh me të dhëna arkivore për kërkesat për qëllime rehabilitimi dhe dëmshpërblimi si dhe për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit apo burgimit.

Që prej vitit 2017 e deri me sot, Autoriteti ka trajtuar 1220 kërkesa të kësaj natyre ku një në tre ka rezultuar pa të dhëna arkivore./f.s

Next Post
Emri/ U kap duke transportuar emigrantë dhe s’iu bind policisë, pranga 18-vjeçarit

“3500 euro ose në të kundërt të publikojmë videot”/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, kërcënonin një 63-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

October 27, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

October 27, 2026
Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In