• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak “situata politike”

by A R
01/07/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Na ndihmoni!”

Këto janë fjalët e një punonjësi shëndetësor në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky sektor, por edhe institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia, kanë marrë një “paralajmërim verbal” këtë javë se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme.

Si arsye për një gjë të tillë është theksuar “situata politike“.

“Të gjithë jemi të çuditur”, tha bashkëbiseduesi i Radios Evropa e Lirë.

“Njerëzit kanë paguar mijëra euro për aranzhimet verore”, shton ai.

Identiteti i punëtorit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë, por ai insistoi që të mbetej anonim për shkak të frikës se mund ta humbte vendin e punës.

“Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, thotë një tjetër bashkëbisedues i REL-it, po ashtu nga fusha e shëndetësisë.

Zemërimi dhe dëshpërimi për ndalimin e pushimeve

Zemërimin nuk e fshehin as punëtorët në sektorë të tjerë, sikurse në arsim, të cilët kërkuan të mos identifikohen.

“Drejtori na tha dje se nuk ka pushim deri në një njoftim të dytë dhe se jemi të detyruar të paraqitemi në punë, pa shpjegime. Siç thuhet, ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit (të Serbisë). Jemi të pafuqishëm, na është përzier frika, zemërimi dhe hidhërimi”, tha një punonjës nga sistemi i arsimit.

“Kush e dha këtë urdhër? A e dha shteti? A është shpallur gjendje e jashtëzakonshme? Kjo nuk është normale. Për tre vjet nuk kemi lëvizur askund, ndërkaq tash, ndalohemi. Kush po na ndalon dhe pse?”, pyet një punonjës tjetër në sistemin serb në Kosovë, duke shtuar se të gjithë janë “të neveritur dhe të zemëruar”.

“Prej se jam lindur, nëpër protesta, barrikada, fushëbeteja… edhe fëmijët e mi kanë të drejtën për det, për gëzim, për verë. Asgjë më nuk më lidh për këtë Kosovë. Ma kanë neveritur”, shtoi ai.

Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë masat reciproke lidhur me dokumentet personale, si dhe vendimin për riregjistrimin e veturave me tabelat e qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet e Serbisë – në tabela RKS (Republika e Kosovës).

Ato targa që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideronte të paligjshme për vite me radhë, por nuk ka reaguar, siç po reagon kësaj radhe.

“Paralajmërime për luftë dhe për persekutimin e serbëve”

Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar ashpër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pretendimet se përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë njoftuar atë se nuk do të durojnë më asnjë “kërcënim”.

“Qëllimi është dëbimi i serbëve, sidomos nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, për të bërë një ‘Stuhi’ të re”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se Beogradi nuk do ta lejojë këtë.
Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e “përgatitur fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve, në fund të Shtatorit”.

Pas kësaj, u ndalua shfrytëzimi i pushimeve vjetore për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i Serbisë në veri të Kosovës.

Kompetentët heshtin

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje nga autoritetet në veri të Kosovës lidhur me ndalimin e pushimeve për shkak të situatës politike.
Shefi i administratës së shkollës Ivan Zaporozhac dhe drejtori i Qendrës Spitalore Klinike, Zlatan Elek, nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe as mesazheve telefonike, më 1 korrik.

Përgjigja nuk ka ardhur nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, as nga Ministria e Arsimit dhe as nga ajo e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë.

Agjencitë turistike ‘në kaos’

Nenad Stojakoviq, pronar i agjencisë turistike “Holiday plus” nga Mitrovica e Veriut, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i njerëzve thërrasin për të anuluar aranzhimet në momentin e fundit.

“Është problem i madh, si do të kthehen paratë. Ky është problem i madh, më shumë se 100 njerëz (kanë kërkuar anulimin e pushimeve)”, tha Stojakoviq.

Si shembull, ai thekson se një familje është dashur që më 30 qershor të udhëtojë për në Egjipt, por në momentin e fundit e ka anuluar udhëtimin.

“Ata e humbën hotelin që e kanë paguanin në muajin shkurt. Si t’i kompensoni ato para?”, thotë pronari i agjencisë turistike “Holiday plus”.

Ai sqaron se tashmë kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe përsërit se tash është krijuar një problem i madh për shkak të anulimit të papritur të pushimeve vjetore.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.

Nga buxheti i Serbisë, i vitit 2021, për Kosovën janë ndarë rreth 91.8 milionë euro dhe pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 67.7 milionë euro, shkon për Zyrën për Kosovën.

Fondet për Kosovën ndahen jo vetëm përmes Zyrës së Qeverisë, por edhe përmes ministrive të caktuara.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

‘Detyrat e punës’ në fusha të ndryshme
Për shembull, në shtator të vitit 2021, ata kishin “detyrim pune” që të merrnin pjesë, me ndërrime, në bllokimin e pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Në atë kohë duhej të mbylleshin objektet hoteliere, në mënyrë që të dilnin sa më shumë njerëz në barrikada.

Vitin e kaluar, popullata vendase nga komunat e veriut të Kosovës, ka bllokuar pikat kufitare për dy javë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciproke për targat e Serbisë. Përfaqësuesit e Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, gjatë gjithë kohës kanë qenë me vendasit nëpër barrikada.

Më pas të dyja palët arritën një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe një marrëveshje të përkohshme për targat, sipas së cilës simbolet shtetërore mbulohen me letra ngjitëse të bardha.

Frikësimi i serbëve

Organizatat ndërkombëtare dhe vendore me vite kanë vënë në dukje se serbët në Kosovë i nënshtrohen frikësimit dhe për këtë, shumica kanë frikë të flasin publikisht për pikëpamjet e tyre politike.

Diçka të tillë e ka treguar edhe hulumtimi “Analiza e trendëve” nga organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut.

Kjo organizatë, gjatë gjashtë viteve të fundit ka bërë këtë hulumtim, i cili ka për qëllim që të përcjellë pikëpamjet e komunitetit serb në Kosovë, për çështje të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës.

Raporti i vitit 2021 thotë se 70 për qind e të anketuarve në komunat me shumicë serbe të Kosovës thanë se “nuk ndihen të lirë të shprehin publikisht pikëpamjet politike”.

Miodrag Miliçeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv, vlerëson se përqindja kaq e madhe e atyre që nuk ndihen të lirë është sepse “çdo ditë e vuajnë presionin”.

“Si rrjedhojë ka vetëcensurë dhe vetëbllokim për të folur publikisht për disa qëndrime, gjegjësisht për pasojat që kanë disa politika”.

Miliqeviq thotë se mungesa e lirisë së fjalës është jashtëzakonisht e dëmshme për komunitetin serb në Kosovë, i cili tashmë është “rraskapitur dhe torturuar në 20 vitet e fundit”.

“Kjo gjendje është vërtet e papranueshme dhe se liria e fjalës është një pasuri e shoqërisë sonë në tërësi”, nënvizon Miliçeviq.

Ai beson se promovimi i lirisë së fjalës te komuniteti serb në Kosovë duhet të bëhet jo vetëm nga politikanët, por nga shoqëria në tërësi.

/a.r

Next Post
Lista e emrave të përzgjedhur: Ja kush janë drejtuesit e rinj të PS në 61 bashkitë e vendit

Lista e emrave të përzgjedhur: Ja kush janë drejtuesit e rinj të PS në 61 bashkitë e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com