• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Autoritetet norvegjeze: Vdekjet e të moshuarve pas vaksinimit s’kanë lidhje me vaksinën e Pfizer

by Java News
19/01/2021 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja e 33 të moshuarve norvegjez nuk kishte lidhje me vaksinën Pfizer/ BioNTech, ka deklaruar Autoriteti i Shëndetit Publik Norvegjez. Në një raport ata rekomanduan një vlerësim mjekësor para vaksinimit të të moshuarve, sidomos të atyre të cilët ishin të dobët fizikisht.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka regjistruar 33 vdekje të personave të moshuar që morën një dozë të parë. Midis 13 rasteve të studiuara më nga afër deri më tani, “të gjithë këta janë njerëz që ishin shumë të moshuar, të dobët dhe vuanin nga sëmundje të rënda”, tha drejtoresha e autoritetit të shëndetit publik norvegjez, Camilla Stoltenberg.

“Gjëja më e rëndësishme është të kujtojmë se zakonisht 45 njerëz vdesin çdo ditë në institucione mjekësore në Norvegji. Kështu që nuk është vërtetuar se ka vdekshmëri të tepërt ose që ajo ka të bëjë me vaksinat.”

Megjithatë Norvegjia ka përsëritur ditët e fundit rekomandimin e saj për një vlerësim mjekësor para se vaksina të injektohet tek një person shumë i brishtë ose që vdes, siç është tashmë rasti në vendet e tjera.

Autoriteti norvegjez i ilaçeve ngriti shqetësime në fund të javës së kaluar duke pretenduar se efektet anësore të vaksinave, të tilla si ethet dhe të përzierat, mund të “kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të sëmurë” në vend. Disa vende kanë raportuar vdekje pas vaksinimit, por autoritetet shëndetësore besojnë se nuk mund të bëhet asnjë lidhje me vaksinën. Pfizer dhe BioNTech thanë të hënën se ata “do të punojnë me agjencinë norvegjeze të barnave për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse”, duke kujtuar se fushata norvegjeze e vaksinimit filloi me të moshuarit që jetojnë në institucionet mjekësore. “Shumica e tyre janë shumë të moshuar me sëmundje dhe disa janë të sëmurë rëndë”, tha Pfizer. Sipas të dhënave të fundit më shumë se 48,000 njerëz janë vaksinuar në Norvegji, nga një popullsi prej 5.4 milionë.

g.kosovari

Next Post
Bilanci në botë nga COVID/ Mbi 96 mln njerëz të infektuar. 400 mijë viktima në SHBA, Kina shënon sërish rritje infeksionesh

Bilanci në botë nga COVID/ Mbi 96 mln njerëz të infektuar. 400 mijë viktima në SHBA, Kina shënon sërish rritje infeksionesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In