Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1.
Fëmija kishte shfaqur temperaturë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga dizenteria.
Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast të dizenterisë.
Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.