• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Autoritetet gjermane në alarm, paraljamërojnë sulme kibernetike nga Rusia

by A R
14/05/2016 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fusha e betejës interneti – Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka shumë vite që i është kushtuar kësaj teme. Në raportin e tij vjetor theksohet në mënyrë të veçantë kërcënimi nga Lindja. Sidomos Rusia duhet të jetë veçanërisht aktive në këtë fushë. Në perceptimin publik ky burim rreziku ka kaluar megjithatë pak në sfond. Arsyeja: zbulimet e Edward Snowden për përgjimin global nga shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara, National Security Agency (NSA).

Në hijen e kësaj çështjeje që ka nisur prej verës së vitit 2013 shumë vende të tjera e patën të lehtë të fshihen. Kjo e shqetëson tani presidentin e BfV-së Hans-Georg Maassen më fort se kurrë. Dhe duket se ai ka të drejtë, sikurse të bën të supozosh një sulm ndaj sistemit kompjuterik të CDU-së që dyshohet se e ka origjinën nga Rusia. Selia e partisë CDU në Berlin konfirmoi të enjten (12.05) njoftimet që kishin bërë më parë një firmë sigurie për IT dhe gazeta e përditshme “Die Welt”.

Në verën e vitit 2015 ishte përkohësisht off-line Bundestagu

Maassen është i alarmuar: “Siguria e informacionit në zyrat gjermane në qeveri, administratë, biznes dhe në institucionet kërkimore-shkencore është vazhdimisht e kërcënuar”, thuhet në një njoftim për shtyp. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dyshon se pas sulmit mbi CDU-në është një grup hackerash i njohur në qarqet e sigurisë nën emrin “Sofacy” dhe “ATP 28”. Ky mendohet se është përgjegjës edhe për sulmin masiv në kompjuterat e Parlamentit gjerman në verën e vitit 2015.

Identiteti i sulmuesve vetëm mund të supozohet

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk ka siguri absolute për identitetin e sulmuesve. Por për shkak të indikatorëve ajo supozon megjithatë se duhet të jetë fjala për sulme “shtetërore të drejtuara nga Rusia”. Sulmet kibernetike të spiunazhit mund të ndiqen pjesërisht për një periudhë prej shtatë deri në njëmbëdhjetë vjet.

Shumica e sulmeve që ka vërejtur BfV-ja synonin mbledhjen e informacionit. Me këtë kuptohet spiunimi klasik i kundërshtarit. Të kërkuar janë veçanërisht informacione të rëndësishme nga politika, ekonomia, shkenca dhe ushtria. Përveç zyrave të qeverisë dhe partive Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ka konstatuar edhe një sërë objektivash të tjera si kompanitë e furnizimit me energji, ato të telekomunikacionit, universitetet dhe institucionet arsimore.

Tepër të rrezikuara infrastrukturat kritike

Maassen është sidomos i shqetësuar për të ashtuquajturat infrastruktura kritike: “Ndërkohë shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar.” Çfarë pasojash mund të rezultojnë nga sulme të tilla, e tregon përvoja e Ukrainës me të cilen Rusia është në një luftë të pashpallur. Pak para Krishtlindjeve luftëtarë kibernetikë hynë në sistemet kompjuterike të termocentraleve në Ukrainë dhe e paralizuan pjesërisht furnizmin e vendit me energji. Sulmet dyshohet se ishin drejtuar po ashtu nga Rusia./DW/a.m.

Next Post

Pse vajza regjistroi video-skandalin, zbulohen disa detaje për nënën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In