• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Autori kreu masakrën në Teksas pas sherrit me vjehrrën…

by A R
06/11/2017 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët amerikanë e cilësuan vrasjen e 26 vetëve në një kishë të Teksasit nga një njeri i armatosur, si ngjarjen më të rëndë të këtij lloji në historinë e shtetit.

Personi i armatosur, i identifikuar si 26 vjeçari Devin Kelley hapi zjarr të dielën paradite gjatë një ceremonie kishtare në komunitetin e vogël Sutherland Springs.

Zyrtarët në Teksas thanë se Kelley i dërgoi mesazhe kërcënuese me tekst vjehrrës së tij, e cila ndodhej në kishë, dhe se ngjarja erdhi si pasojë e problemeve familjare dhe nuk kishte motive racore apo fetare.

Autoritetet thonë gjithashtu se provat në vendngjarje i bëjnë të besojnë se Devin Patrick Kelley vdiq nga një plagë me armë zjarri të shkaktuar prej vetë atij pasi përplasi makinën kur po ndiqej nga disa civilë të armatosur.

Ata thanë se Kelley i telefonoi të atit për t’i thënë se ishte qëlluar me armë dhe nuk mendonte se do të mbijetonte.

Viktimat ishin të moshave nga 18 muaj deri në 77 vjeç. Sipas autoriteteve, Kelley kishte punuar më parë në një bazë ajrore dhe në makinën e tij u gjetën armë të shumta, por nuk duket të kishte lidhje me ndonjë grup të organizuar terrorist.

Dhejtë persona ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Ata janë të moshave nga 5 deri në 73 vjeç.

TRAGJEDIA NË SUTHELAND SPRINGS

Mes lotëve dhe lutjeve, familjarët e viktimave u mblodhën për të mësuar mbi fatin e njerëzve të tyre.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Sepse këto gjëra ndodhin në Nju Jork, në qytetet e mëdha,” thotë një grua.

Një ceremoni e zakonshme kishtare në këtë qytet të vogël të Teksasit u shndërrua papritur në një tragjedi.

Zyrtarët thanë se një person i armatosur me pushkë hapi zjarr jashtë kishës Baptiste në Sutherland Springs dhe vazhdoi të qëllonte ndërsa hynte brenda saj.

Guvernator i Teksasit Greg Abbott u shpreh : “Është ngjarja më e rëndë e këtij lloji në historinë e shtetit tonë, – thotëGreg Abbott, Guvernator i Teksasit. “Janë kaq shumë familje që kanë humbur njerëzit e tyre, baballarë, nëna, bij dhe bija. Tragjedinë e rëndon më shumë fakti që ajo ndodh në një kishë, në një vend lutjesh”.

Njeriu i armatosur u gjet më vonë i vrarë në automjetin e tij pas një konfrontimi me një civil.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhej në Japoni, ndalesa e parë në udhëtimin e tij në pesë vende të Azisë, shprehu ngushëllime.

“Ne bashkojmë duart, bashkojmë krahët dhe, përmes lotëve dhe trishtimit, qëndrojmë të fortë, shumë të fortë!” tha zoti Trump.

Në Teksas, pjestarët e komunitetit thonë se nuk heqin dorë nga besimi ndërsa luftojnë me humbjen e rëndë.

“Është diçka mjaft e rëndë për ne dhe për komunitetin tonë, por Zoti ende është në kontroll,” thotë pastori Paul Buford./a.m.

Next Post
Mbajtësit e pasaportave diplomatike mund të udhëtojnë pa viza në Tunizi

Mbajtësit e pasaportave diplomatike mund të udhëtojnë pa viza në Tunizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë

August 23, 2026
Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

August 23, 2026
Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

August 23, 2026
Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

August 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dy argumente absurde për kundërshtinë e reformës territoriale

August 23, 2026
Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

August 23, 2026
Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com