• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Autori i masakrës në Zelandën e Re para gjykatës, nuk shfaq pendesë

by Java News
16/03/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenton Tarrant u paraqit sfidues në gjykatë ku mësoi akuzat akuzat që rëndojnë ndaj tij. 28-vjeçari nga Australia, me të hyrë në sallë bëri me duar gjeste të lidhura me supremacinë e bardhë, e nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa lexohej aktpadia. I dyshuari kryesor per masakrën e një dite më parë në Christchurch, më e madhja e këtij lloji në historinë e Zelandës së Re, kishte 5 armë e një licencë për armë zjarri.

Nuk pati nevojë që kjo ngjarje të ndizte një debat mbarëkombëtar për armëmbajtjen; kryeministrja Jacinda Arden deklaroi se shumë shpejt pas ngjarjes së rëndë se ligji i armëve, ka për të ndryshuar.

“Një gjë mund t’jua them që tani: ligjet tona të armëve do të ndryshojnë. Ka pasur përpjekje për ndryshimin e tyre në 2005-sën, në 2012-tën e pas një hetimi në 2017-tën. Tani është realisht koha për ndryshim”, tha Jacinda Arden, kryeministre e Zelandës së Re.

Mediat e huaja kanë analizuar shkrimet në armën e terroristit, ku figuronte dhe emri i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut si dhe ai i Gjergj Arianitit.

Në trupin e saj dhe në karikator janë të shkruar emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër osmaneve; aty gjendet emri i Marko Popovic dhe Stefan Lazar, emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Llazari’ i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë; përmendet Charles Mantel, lideri ushtarak francez që mposhti muslimanët në Andaluzi, por edhe emra të kohëve tona si Anton Lundin Petterson, student që vrau dy fëmijë emigrantësh në Suedi, Alexandre Bissonette, personi që sulmoi një xhami në Kanada e vrau atje 6 vetë në 2017-tën apo dhe Luca Traini, italiani qe hapi zjarr ne Macerata shkurtin e vitit të kaluar mbi njerëz me origjine afrikane.

Në videon 17 minutëshe të realizuar nga Tarrant teksa nisej drejt xhamisë, Al Noor, vendi ku vdiqën vrarë 41 persona, kishte ne sfond një këngë nacionaliste serbe, e cila i referohej liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, të ashtuquajtur edhe si Kasap i Ballkanit.

“Ujqërit po vijnë, kujdes ustashë dhe turq”, thuhet në një pjesë të tekstit, e cila u referohet luftëtarëve nacionalistë kroatë dhe myslimanëve boshnjakë.

/a.meta

Next Post
‘Më mori në makinë’, Ardi Veliu dëshmon në prokurori për videon e kunatit të “Babales”

Tre efekivë të plagosur, Veliu i shkon në spital dhe falenderon kolegët: Ishit profesionistë !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In