• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autori i Kamasutrës: Ja këshillat seksuale për meshkujt

by Java News
12/12/2015 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse dhe herë të tjera, shkrimi i sotëm u drejtohet meshkujve të vërtetë (e theksoj), jo atyre të hibridizuar. Autori i KAMASUTRËS si një njohës i përsosur i shpirtit dhe trupit të femrës, përmes faqeve të arta të udhëzuesit të dashurisë citon disa këshilla për meshkujt. Këshillat vijnë për lexuesin nga gazeta ‘BLIC’.

Mashkulli duhet të dijë të flirtojë: Flirtimi nuk është të dalësh në anë të rrugës e t’i fërshëllesh PA  MEND secilës që kalon andej. Arti i flirtit do teknikë. Fillon me shikime të shkëputura, jo të zgjatura dhe buzëqeshje të lehta. Në qoftë se pala tjetër, shfaq një lloj interesimi, atëherë, bën hapin e dytë, e pyet për emrin e saj dhe pastaj të mëson vetë puna… Gjithmonë me butësi dhe durim…

Mashkulli nuk duhet të premtojë gjëra që nuk përmbush dot: S’është e domosdoshme t’u thuash të gjithave se i do dhe se do të martohesh me to. Thjesht bëji të ndihen mirë për aq kohë sa janë me ty, leri gënjeshtrat në anë dhe ji vetvetja. Përndryshe, mos shko fare me to.

Mashkulli duhet të ketë përvojë në seks: Përvoja nuk fitohet nga njëra ditë në tjetrën, por me kalimin e kohës. Mos ia moho vetes lidhjen me një femër më të madhe se ty në moshë, diçka më shumë ke për të mësuar. Gjithashtu, mos u bëj përsëritës në zgjedhjet e tua. Mos zgjidh femra më të njëjtat tipare, prefero të jenë të ndryshme mes tyre. Vetëm kështu do të ndihesh i ngopur, dhe nuk do të kesh neps për të gjitha…

Mashkulli nuk duhet të shfrytëzojë asnjë femër seksualisht: Akoma dhe nëse nuk ke motër, ke patjetër nënë. Mos i bëj asnjë femre atë që nuk do doje t’i bënin nënës tënde. Qëndro larg përdhunimeve apo metodave të tjera shfrytëzuese. Bota është me rrota…

Mashkulli nuk duhet të mburret për lidhjet e tij të mëparshme: E shkuara mbetet e shkuar, as fshihet, as harrohet dhe mbi të gjitha nuk ndryshohet, thjesht lihet aty ku është. Pra, është e tepërt të diskutohet herë pas here.

Mashkulli duhet të zgjedh për grua femrën që dëshiron më shumë se çdo tjetër: Martesa është hapi më i rëndësishëm për çdo  individ. Para se të ndërmarrë një vendim të tillë duhet të jetë plotësisht i sigurtë për ndjenjat e tij. Vatsyayana thotë se ajo duhet të jetë femra më e përsosur që mashkulli ka pasur ndonjëherë në jetën e tij. Për këtë arsye, nuk duhet të nxitohet apo të ngatërrojë entuziazmin me dashurinë e vërtetë. Përvojat e mëparshme duhet t’i bëhen mësim për shmangien e gabimeve në të ardhmen. Vetëm kështu do të mësojë t’i përkushtohet njërës, dhe jo disave, sepse siç thotë dhe shprehja popullore: “S’mbahen dy kunguj nën një sqetull”.

Next Post

Makina shpërthen në flakë, bllokohet qarkullimi në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In