• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Autori i atentatit të Edison Begajt u arratis në Itali/ Prifti u aksidentua pasi u largua, la gjurmë të shumta në makinën e braktisur

by Java News
03/09/2021 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mitri Prifti i dyshuar për atentatin ndaj Edison Begajt në Kaninë është arratisur drejt Italisë.

Policia shqiptare e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar duke qenë se në sistem rezulton se është larguar drejt shtetit fqinj. 36-vjeçari nga Tirana, është larguar në mënyrë të rregullt një ditë pas ngjarjes, kur policia ende nuk e kishte të vërtetuar me prova implikimin e tij në atentat.

Autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me homologët për arrestimin e tij, pasi gjykata ka caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale, vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Dyshimet për përfshirjen e tij në atentat u ngritën menjëherë pas ngjarjes dhe një patrullë e policisë u nis për ndjekjen e tij. Aksioni u organizua pas mbikëqyrjes së kamerave pranë vendit të ngjarjes. Në periferi të Lushnjes, për shkak të shpejtësisë mjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Prifti duke përfituar nga errësira mundi të largohej. Brenda makinës, policia gjeti prova të mjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorit të plagosjes së Begajt. Një kapele e përdorur nga autori, fije floku, mbetje biologjike si dhe shenjat e gishtave, zbuluan se bëhej fjalë për 36-vjeçarin nga Tirana, Mitri Prifti.

Si shkak për konfliktin, policia ka si pistë një sherr të ndodhur disa ditë para atentatit të 30 Majit, por nuk përjashtohen dhe mundësi të tjera. Begaj u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke u futur me makinë në oborrin e banesës. Ngjarje ndodhi në sy të fëmijëve, të cilët ishin të ulur në sedijen e makinës./ tvklan

g.kosovari

Next Post
“Uragani” CR7/ Mbarojnë fanellat në dyqane për portugezin, online mund ta marrësh mbas…

“Uragani” CR7/ Mbarojnë fanellat në dyqane për portugezin, online mund ta marrësh mbas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In