Autopsia mjeko-ligjore: Si e humbi jetën 32 vjeçarja Bujana Bushi
Bujana Bushi, 32-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin rrugor në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ka vdekur si pasojë e hemoragjisë së brendshme të organizmit të shkaktuar nga tronditja e fortë e menjëhershme.
Konkluzioni është bërë nga autopsia e mjekëve ligjorë e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit me makinë në fshatin Lekaj të Kavajës.
Mjekësia ligjore ka kryer verifikimet e veta në lidhje me vdekjen e gruas, për llogari të hetimit të nisur nga Prokuroria e Kavajës, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Akti i autopsisë ndodhet në dosjen penale të hapur për ngjarjen. Në këtë dokument thuhet se vdekja e 32-vjeçares ka ardhur nga shoku traumatik, me dëmtime karakteristike për aksidentet rrugore.









