Makina e policisë është përfshirë në një aksident në Selitë.
Policia njofton se është përplasur automjeti me drejtues qytetarin me iniciale A.D. me makinën e policisë me drejtues shtetasin me iniciale I.H.
“Si pasojë, shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.d











