Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit se do të kryenin një vrasje me pagesë.
Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika, u arrestuan më 30 gusht 2021 në lagjen nr 15 të Durrësit, ndërsa në makinën që ata udhëtonin u gjet një mitraloz dhe pistoleta gati për çitje.
Për Gjinikasin është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për akuzën e mos denoncimit të krimit ndërsa për dy të tjerët armëmbajtje pa leje.
Uran Zyka, i cili ishte dënuar më parë për “Kanosje” ka marrë përsipër barrën, duke deklaruar se armët ishin të tijat.
Prokurori I çështjes Enkelda Xhengo, ndërsa gjykatës ishte Petraq Curri.
Hetuesit po presin informacione që mund t’i ndihmojnë në dy kompjuterat laptopë dhe 9 celularët që u sekuestruar gjatë operacionit Misioni.
Edhe pistoletat dhe mitralozi mësohet se po verifikohen në laboratorin e kriminalistikës.
/a.r











