• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autogoli i një opozite të vjetëruar!

by Java News
09/12/2015 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Në ditët e tensionit më të lartë politik për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, ndërkohë që edhe vetë koalicioni PS-LSI është vënë në një provë të vështirë nga një seri ngacmimesh të ndërsjellta, dhe kur, ndoshta si asnjëherë tjetër, shtypi po tregohet kritik ndaj qeverisë së Rilindjes, doli në skenë çifti Basha-Berisha për t’i dhuruar forcë dhe besueshmëri të re mazhorancës. Protesta e ditës së djeshme që, sipas ëndërrimeve të organizatorëve të saj, duhej të shkaktonte rënien e qeverisë ‘Rama’ dhe lindjen e një qeverie të re teknike, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, u kthye në një dështim skandaloz të opozitës dhe të imazhit të saj.

Zgjedhja e trashë dhe e papërgjegjshme për të sulmuar selinë e qeverisë dhe atë të ministrisë së Brendshme, duke thyer xhamat e dritareve dhe duke i vënë zjarr një provokacioni artistik prej betoni në formën e bunkerit, e transformoi qëllimin e një kundërshtie të ligjshme politike, ku çdo opozitë ka të drejtë për të manifestuar kundër qeverisë në fuqi, në përpjekjen e dëshpëruar për të përmbysur qeverinë, dhe për t’u kthyer në pushtet nëpërmjet përdorimit të dhunës.

Në sytë e opinionit publik kjo është e pakonceptueshme, jo vetëm pasi ndodh vëtëm dy vjet pas disfatës zgjedhore të 23 qershorit, por edhe pse në krye të protestës ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët për tetë vjet qeverisën këtë vend dhe të cilëve elektorati ua mohoi tashmë besimin nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Lulzim Basha ishte duke folur para Kryeministrisë ndërkohë që demonstruesit përpiqeshin ta thyenin me dhunë rrethimin e policisë, por asnje apel për qetësi nuk u dëgjua nga ai. Berisha dhe Basha ishin bashkë, përballë “bunkerit” në flakë, ndërkohë që turma kërcënonte policinë dhe thyente xhama të ministrisë me gurë, por edhe një herë nuk e kemi parë asnjë ndërhyrje nga ana e tyre për të qetësuar situatën.
Të shohësh demonstruesit e opozitës të hedhin gurë është si të jesh i pranishëm në një debat, që përfundon më grushta.

Cili njeri i qytetëruar mund ta pranojë dhunën fizike si pjesë të debatit? Protestat që degjenerojnë në dhunë, në fakt, nuk falen kurrë nga opinioni publik, që qendron gjithnjë më lart se përfaqësuesit e tij politikë. Nga viti 1998 e deri më sot, nuk ka ndodhur kurrë që një protestë me dhunë të ketë gjetur konsensus: nuk ka ndodhur kjo me protestat që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit (të cilat nuk penguan Partinë Demokratike të qendronte në opozitë për shtatë vjet te tjerë) dhe nuk ndodhi as më 21 janar të vitit 2011, kur opozita socialiste organizoi një demonstratë shumë të ashpër dhe u spraps me armë zjarri nga Garda e Berishës, duke shkaktuar katër të vdekur. Katër muaj pas këtij akti barbar (pavarësisht këtij akti barbar) Partia Demokratike, megjithatë, fitoi zgjedhjet dhe opozita mbeti në opozitë.

Është diçka naive nga ana e Berishës e Bashës që të kenë iluzione sot se mund të kthehen në pushtet duke zgjedhur rrugën e dhunës. Në të kundërt të skenave të ditës së djeshme, që të sjellin ndër mend, madje edhe nisur nga veshjet e demonstruesve, përveçse nga gjestet e tyre, revoltat e viteve 1997 dhe 1998, i rikthyen qeverisë në fuqi forcë dhe besueshmëri. Strategjia e dhunës e zbatuar dje dhe skenat që krijoi tregojnë se lidershipi i Partisë Demokratike ka mbetur prapa në kohë.

Është një opozitë e vjetëruar, e mbërthyer tek revoltat popullore që pasuan rënien e Murit të Berlinit, kur të dilje në shesh kundër policisë së diktatorëve ishte në vetvete një akt trimërie, që ngjallte solidaritet dhe mbështetje. Në të kundërt me çka ndodhte 25 vjet më parë, dje dukeshin më trima policët, të cilët, të paarmatosur, përballonin turmën e dhunshme të armatosur me gurë e shkopinj.

Po të ishte fjala për një ndeshje futbolli, mund të thuhet se përfundoi 2-0 për mazhorancën. Kjo, sepse nuk fitoi vetëm Edi Rama, kundër të cilit ishte drejtuar protesta, por fitoi edhe policia, që e përballoi. Sjellja jashtëzakonisht profesionale e treguar nga policët, burra e gra, tregon hendekun që ndan policinë e kohës së Berishës dhe Bashës nga policia e Saimir Tahirit, që u tregua në gjendje të mbante nën kontroll dhunën e demonstruesve pa përdorur as dhunën më të vogël. Një leksion i fuqishëm demokracie ky, në një ditë, kur shumë simbole të tjera të demokracisë, duke nisur nga revolta e 25 viteve më parë, në të kundërt, u nëpërkëmbën. 

Next Post

Hakmarrje për rusët e vrarë, Putin kërcënon ISIS me armë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com