• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autogolat amatorë të Berishës dhe Metës! 

by Denis Dyrnjaja
24/11/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Politika shqiptare kryesisht ajo opozitare, është përfshirë nga disa çarje tektonike të forta dhe të thella. Çarja më e madhe është ajo e PD-së mes Lulzim Bashës kryetar zyrtar dhe ish kryetarit dekadist Sali Berisha. Çarje ka edhe mes PD e LSI deri pak muaj më parë aleat të përbetuar kundër Ramës e sot kundër njëri tjetrit. Çarje ka mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Çarje ka edhe në raportet e një pjese të opozitës me SHBA. Ajo më e forta është e Berishës me Washingtonin që e ka shpallur person non grata, por thuhet se në atë listë ka edhe shumë protagonistë madhore të shtetit e politikës në Shqipëri, por ndërsa për Berishën fakti është bërë zyrtar, për këta të tjerët ka mbetur ende në sirtar.

Tani të ndodhur para kësaj situate ku në thelb predominojnë interesat për pushtet jo për parime, aktorët të përfshirë nga ethet e luftës shkatërrimtare të kundërshtarit po bëjnë autogola amatoresk politikë duke dashur të nxjerrin të palarat e njëri tjetrit. Psh Presidenti Meta del e thotë publikisht që Basha i është lutur madje dhe paska qarë që të anuloheshin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Referuar ngjarjeve Meta i bie që të jetë prekur nga lotët e Bashës dhe anuloi zgjedhjet në mënyrë antikushtetuese dhe u bë palë me opozitën dhe më konkretisht me Bashën e PD-në. Të mendosh sa të rëndësishme janë zgjedhjet dhe të pavlera realisht janë ato në Shqipëri, pasi varen nga tekat interesat dhe emocionet e individëve. Por çfarë thotë tjetër Meta sot?!

Thotë se gjithë këtë nder që i bëri Bashës duke anuluar 30 Qershorin dhe dekretuar si datë të dytë të zgjedhjeve 13 tetorin, kreu demokrat ia shpërbleu duke mos e regjistruar PD-në si subjekt elektoral në KQZ për zgjedhjet vendore të 13 Tetorit 2019. U deshën 2 vjet që Meta të thyente heshtjen e të na tregonte të vërtetën e tij që në fakt është edhe autogoli sesi presidenti nuk paska zbatuar kushtetutën sikurse predikon, por paska rënë pre e emotivitetit nga lutjet e Bashës. Madje kjo është e vërteta denigruese për Bashën, sepse normalisht e vërteta tjetër është që Presidenti u fut me kokë në një aventurë antikushtetuese e cila rezultoi bklof total politik pa asnjë efekt dhe pasojë sikurse ishin bërë kalkulimet.

Për të denigruar sa më shumë figurën e kreut demokrat, sot armik e dje aleat, Meta thotë se Basha ishte vizitor i rregullt i shtëpisë së tij. Ndërsa Berisha e paskësh vizituar vetëm një herë. Dhe këtu sërish Meta ekpozon pa teklif veten marrëdhënie jo institucionale, por thellësisht private me Bashën atëherë në dashuri politike me Kryemadhin e cila natën e priste Bashën në shtëpi e ditën e vizitonte në seli. Të gjithë kujtojmë harenë e ngazëllimin e dyshes Basha-Kryemadhi ndërsa bënin strategjitë, mbledhje, protesta e dalje në publik si një trup unik. Nga ana tjetër Berisha nuk po lë gjë pa thënë ndaj beniaminit të tij politik, i cili deri më 9 shtator, ishte e ardhmja, shpresa dhe besimi për shqiptarët, por pasi vendosi të lërë Berishën politikisht vetëm derisa të zgjidhë në Gjykatën Franceze hallin me amerikanët.

Lul Basha u bë tradhëtari, mosmirënjohësi, njeriu më i dështuar, më arrogant, më i korruptuar më prepotent që Berisha kishte patur pranë vetes dhe se kishte njohur e ditur. Berisha flet tani për afera të Bashës për Toyota Yaris me para të ndara me Taulant Ballën, flet për dosjen ruse të lobimit të Bashës, i kujton zgjedhjen kryetar bashkie  në 2011-ën si ja ndryshuan rezultatin Ramës  sy për sy. Dhe të gjitha këto përveç se adresohen si shantazh ndaj Bashës në fakt nxjerrin zbuluar sesi këta personazhe fshehin krime dhe akte abuzive me pushtetin. I fshehin nën mëngë dhe i përdorin për shantazh. Por ndërkohë që shantazhojnë edhe veten e zbulojnë. Aq shumë i shtyn dufi dhe inati shpirtëror ndaj njëri tjetrit sa po bëjnë autogola fatale me pasoja edhe penale duke pranuar se kanë fshehur dhe fshehin abuzime me pushtetin, favorizime me heshtje, veprime e mosveprime.

E të gjitha këto po provojnë se këta janë politikanë që pretendojnë se janë profesionistë por kanë mbetur amatorë. Me këtë sjellje ata po bëjnë autogola që do t’iu kushtojnë shumë në të ardhmen sepse janë pohime që i implikojnë në shpërdorim detyre e moskallëzime krimesh nëse pretendimet dhe pohimet e tyre janë ashtu siç thuhen në publik prej tyre. Kjo ja bën më të lehtë punën edhe prokurorëve edhe gjykatësve specialë nëse kanë ndërmend të merren një ditë me këta njerëz që për 30 vjet kanë ndërtuar një rrjet intrigantësh mes tyre dhe që sa herë iu prishen interesat ndërpersonalë i nxjerrin njëri tjetrit të palarat dhe fëlliqësitë politike që kanë kryer.

Më të ekspozuar në këtë histori janë ata që kanë kryer edhe më shumë afera dhe gjueti, Berisha e  Meta. Ai që ka më pak eksperiencë se këta, Lulzim Basha po tregohet më i përmbajturi dhe më i matur kur pritej e kundërta. Kryesisht ai vepron me mesazhe të përmbajtura dhe të moderuara duke mos rënë pre e përgojimit të së njëjtës natyrë që përdor  shkolla e vjetër politike që të shantazhon me biografi apo me sekuenca ngjarjesh. Mjafton të dëgjosh çfarë akuzash po adresojnë tani miqtë dhe aleatët e dikurshëm ndaj njëri tjetrit për të kuptuar sesa shumë abuzime janë kryer mbi dhe nën ligj. Të tjerat janë punë për prokurorinë dhe gjykatat. Derisa të vijë dita kur këto organe të veprojnë ne na mbetet të shohim e dëgjojmë.

Next Post
“Mbase më pëlqen vërtetë, por…”/ Einxhel flet për banorin e ‘Big Brother VIP’ që e tërheq më shumë

"Mbase më pëlqen vërtetë, por..."/ Einxhel flet për banorin e ‘Big Brother VIP’ që e tërheq më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In