• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autobusi “Unë Mbroj Fëmijët” shkon në Lushnje

by A R
12/04/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nisi ng qyteti i Lushnjës fazën e dytë të Fushatës “Unë Mbroj Fëmijët”. Autobuzi me këtë slogan, ashtu si edhe në këtë qytet do të shëtisë në të gjitha bashkitë e vendit, me të cilat Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do të bashkëpunojë për ngritjen në të gjithë vendin të Njesive të Mbrojtjes së Fëmijëve. Janë këto njësi të ngritura pranë bashkive, që do të jenë përgjegjëse për ndjekjen e cdo rasti të fëmijëve në situata rreziku, të fëmijëve në rast dhune, abuzimi apo neglizhimi. Deri tani këto njësi janë të shtrira në 53 përqind të territorit të vendit, por nuk kanë qenë funksionale për shkak të mungesës së kapaciteteve apo personave të kualifikuar. Ndaj Fushata e nisur “Unë Mbroj Fëmijët” ka qëllimin e fillimit të një faze të re komunikimi me bashkitë dhe sensibilizimi për qytetarët për të bashkëpunuar në denoncimin e cdo rasti të dyshuar dhune, abuzimi apo neglizhimi ndaj fëmijëve.

Në këto dy mesazheve u përqëndrua në fjalën e tij ministri i MMRS-së Blendi Klosi. “Ligji i ri për Mbrojtjen e Fëmijëve, që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë po harton do të ashpërsohet në qartësimin e përgjegjsive që do të mbajë cdo strukturë vendore dhe qendrore për fëmijët”, tha Klosi.

Sipas tij, “për të minimizuar në maksimum rastet e dhunës dhe abuzimit me fëmijët ne po bëjmë ligjin e ri të mbrojtjes së fëmijëve, që do ta propozojmë në datën 1 qershor. Ligji do të detyrojë të gjitha bashkitë në vend, të ngrenë Njesitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që do jenë të shtrira në të gjithë vendin. Aktualisht vetëm rreth 53% e njësive administrative të vendit mbulohen me shërbimin e Njësive të Mbrojtjës së Fëmijëve. Ligji i ri, nuk do ta tolerojë më këtë. Këto njësi që do të ngrihen në të gjitha bashkitë, do të jenë struktura të reagimit të shpejtë dhe me stafe profesioniste. Ligji do ti ngarkojë më përgjegjsinë e plotë ligjore për të ndërhyrë në mbrojtje të femijëve. Do të jetë në kompëtencë të këtyrë strukturave vendore, të ndjekin deri në zgjidhje, rastet e identifikuara apo raportuara, për cdo fëmijë që nuk i plotësohen nevojat jetike si ushqyerja apo shërbimi shëndëtësor, që nuk merr shërbimet e detyrueshme si arsimimi”.

“Ligji do të jetë shumë i qartë gjithashtu. Punonjësit, mësuesit apo mjekët do të kenë detyrimin ligjor të raportojnë rastet e dyshimit të dhunës apo abuzimit ndaj ndaj fëmijëve. Toleranca do të jetë zero. Ne do të vijojmë në të gjitha bashkitë kryesore në vend, të bëjmë të njohura masat ligjore, sikundër të rrisim ndërgjegjsimin e shoqërisë për parandalimin e dhunës ndaj femijëve. Kjo fushatë dhe Autobuzi #UneMbrojFemijet# do të udhëtojë në të gjithë vendin , dëri më 1 Qershor kur do të prezantojmë ligjin e ri për fëmijët. Ashtu edhe në raste të tjera, nuk do të lodhem së kërkuari angazhimin e të gjithë shoqërisë, angazhimin e komuniteteve të mos jemi indiferentë, të denoncojnë. Të bashkëpunojmë në mbrojtje të fëmijëve, që ndryshe nga të rriturit, e kanë të vështirë ose të pamundur të kerkojnë ndihmë vete apo të kuptojnë situatën në të cilën ndodhen. Ftoj të gjithë ti bashkohen mesazhit #UneMbrojFemijet”, deklaroi ministri Blendi Klosi.

Next Post

Pasi burri saj merr "urdhër mbrojtje", tani rradhën e pati i dashuri i cili përfundoi në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In