Pamjet më poshtë tregojnë momentin kur një autobus që transportonte anëtarë të një kori u mor nga rrjedha e ujit, në përmbytjet masive që kanë përfshirë Kenian. Të paktën 31 persona mbetën të vdekur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, autobusi ishte punësuar për të transportuar një grup kori të kishës në një ceremoni dasme të shtunën, kur u përball me rrugën e përmbytur dhe ujin që vërshonte furishëm.
Teksa njerëz prisnin në anën tjetër të lumit për ta ndihmuar autobusin, shoferi duket se vendosi që të provonte fatin dhe nisi të ecte me ngadalë. Brenda pak sekondave, siç mund të shihet edhe ne video, autobusi ra në anë të rrugës dhe shumë shpejt nisi të zhytej në lumë.
Njerëzit rendën për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve. Ata arritën që të shpëtonin gjallë 10 persona. Ekipet e shpëtimit nxorën nga uji trupat e pajetë 31 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë lumit Enziu, rreth 200 kilometra në lindje të kryeqytetit, Nairobi.
/a.r