Një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Një autobus i Kosovës u përplas me një veturë tip “Ford”.
Nga përplasja mbetën të plagosur drejtuesja e veturës, shtetasja Liljana Kullaj dhe dy persona që udhëtonin me autobus.
Raporohet se drejtuesja e “Fordit” është në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit./a.m.
foto ilustruese