Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë një lumin e ngrirë, deklaruan autoritetet. “Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur derisa 21 janë lënduar”, thuhet në komunikatën e autoriteteve.
Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega, shkruan Rel.
Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet. Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë.
Sipas statistikave, 18 214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar. /e.s/