Një autobus ka dalë nga rruga në Kukës dhe ka përfunduar në kanal. Policia bën me dije se shkak është bërë humbja e kontrollit nga ana e shoferit G. D., 58 vjeç i cili është vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në autobus, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip “Benz”, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike dhe ka përfunduar në kanal.
/f.s











