Një kafshë e ngordhur në rrugët e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë shkak për një aksident mes një autobusi me fëmijë dhe një fuoristrade.
Autobusi i shkollës u rrëzua në një pishinë pas përplasjes me mjetin tjetër.
Policia beson se shoferi i fuoristradës ishte përpjekur të shmangte goditjen e një kafshe të ngordhur që ndodhej në rrugë në momentin që ndodhi aksidenti.
Në momentin e incidentit në autobus ndodheshin 9 fëmijë.
Fatmirësisht, asnjë nga nxënësit dhe as shoferi i autobusit nuk u lënduan ndërsa drejtuesi i fuoristradës ka marrë disa plagë të lehta në trup.
/b.d