TIRANË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake një autobus ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur më pas fatmirësisht nga një mur.
Autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar.
Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
a.ç











