Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shofer autobusi i cili akuzohet për transportim drogë.
Bëhet fjalë për një autobus të linjës “Tiranë- Elbasan” që lëvizte drogë në sasi të vogla rreth 3 herë në javë.
Pas kontrollit policia ka gjetur në autobus rreth 3 kg kanabis sativa të fshehura në bagazhin e pasagjerëve.
Kontrolli i policisë në autobus është bërë në afërsi të Tunelit të Krrabës, ndërsa ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit./java/a.k











