Arkitekti Artan Shkreli përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka publikuar një foto të një sajti austriak ku edhe Shqipëria është në mesin e të gjithë ekipeve që kanë marrë pjesë në Kampionatin Europian të futbollit në Francë, por flamuri kuqezi është me yllin komunist sipër.
Shkreli shkruan se ‘Austriakët na dinë ende në komunizëm”. Megjithatë, pavarësisht faktit që austriakët ende na dinë me flamurin komunist, Shqipëria bëri një paraqitje mjaft të mirë në Euro 2016 duke realizoi një fitore historike përballë Rumanisë edhe pse nuk kaloi grupet, citohet Express. (b.an)