• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Austria paraqet përparësitë si kryesuese e OSBE-së: Luftë kundër radikalizimit

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij të parë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Kryetari i ardhshëm i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, tha se lufta kundër radikalizimit do të jetë përparësia kryesore e Austrisë gjatë kryesisë së OSBE-së në 2017-n. Në paraqitjen e programit të kryesisë austriake, ministri Kurz nënvizoi tri kërcënime madhore ndaj sigurisë dhe stabilitetit, me të cilat përballen sot të gjitha Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe Partnerët për Bashkëpunim: shtimi i vazhdueshëm i konflikteve ushtarake; rritja e kërcënimit ndaj sigurisë së brendshme përmes radikalizimit dhe terrorizmit; thellimi i mungesës së besimit ndërmjet shteteve dhe ndërmjet qytetarëve, nga njëra anë, si edhe institucioneve shtetërore dhe organizatave që kanë nevojë të mbrojnë të drejtat dhe vlerat e tyre, nga ana tjetër.

“Përhapja e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm është një nga sfidat më të mëdha të kohërave tona“, theksoi ministri. “OSBE-ja duhet të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion dhe të fokusohet në parandalimin e radikalizimit. Vendimtarë në këtë drejtim janë bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i informacionit, përfshi edhe me Partnerët për Bashkëpunim. Të drejtat e njeriut dhe demokracia, si edhe përfshirja e të gjitha grupeve të shoqërisë, bashkë me një shoqëri civile të gjallë, janë baza e stabilitetit të brendshëm. Prandaj, OSBE-ja duhet të kontribuojë për të forcuar institucionet dhe perspektivat ekonomike në rajonin e OSBE-së”.

“Në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe rritjeje të pasigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale duhet të marrin përgjegjësi politike“, tha ministri i Jashtëm austriak, duke nënvizuar se kriza në Ukrainë dhe rreth saj e ka shkërmoqur besimin ndërmjet shteteve dhe ka vërtetuar, në të njëjtën kohë, rëndësinë e OSBE-së dhe të ekspertizës së saj për menaxhimin e krizave. “Gjatë kryesisë sonë, Austria do të konsolidojë rolin e vet si një ndërmjetësuese e sinqertë dhe do të nxitë dialogun dhe bashkëpunimin në rajonin e OSBE-së“, deklaroi ministri i Jashtëm Kurz.

Duke iu referuar pozicionit gjeografik të Austrisë, në zemër të Evropës, Kurz tha se vendi i tij gjithmonë ka pasur kontakte të mira me Perëndimin dhe me Lindjen.
“Ky funksion ndërlidhës gjeografik është një shtysë për ne që të ndërtojmë edhe ura politike“, tha Kurz.

Teksa shpalli qëllimin e tij për të vizituar rajonin e OSBE-së përgjatë vitit, me qëllim që të krijojë personalisht një panoramë të qartë të sfidave të ndryshme, ministri Kurz e përfundoi fjalën duke thënë: “Ne duam të angazhohemi në OSBE, me qëllim që të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë për shoqëritë tona, duke ndihmuar që të ngushtojmë konfliktet aktuale, duke luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin, si dhe duke punuar për të rikthyer besimin ndërmjet Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. OSBE-ja ka një rol jetik për të luajtur, sepse mund të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve dhe rikthimin e besimit, për të cilat ka në dorë një sërë mjetesh të fuqishme. Strukturat dhe institucionet e OSBE-së, zyrat e saj në terren, janë shtylla të rëndësishme për të rritur bashkëpunimin ndërmjet 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së“.

Kurz tha se, së bashku me ekipin e tij të kryesuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm, Clemens Koja, si dhe me kryetarin e Task Forcës së OSBE-së, Florian Raunig dhe Këshilltarin e Posaçëm, Christian Strohal, presin me kënaqësi të punojnë bashkë me të gjitha Shtetet pjesëmarrëse në Këshillin e Përhershëm dhe me Sekretariatin e OSBE-së.

ma.me

Next Post

Fotoja që i çmend të gjithë, a mund ta gjeni pse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 22, 2026
Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës!  Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës! Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

August 22, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

Putin zbulon çfarë po ndodh në Kiev: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 22, 2026
Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

August 22, 2026
Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

August 22, 2026
Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

August 22, 2026
Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

August 22, 2026
Fluks i madh në Kapshticë, mbi 30 mijë persona kalojnë kufirin në 4 ditë, emigrantët përballen me radhë të gjata

Fluks i madh në Kapshticë, mbi 30 mijë persona kalojnë kufirin në 4 ditë, emigrantët përballen me radhë të gjata

August 22, 2026
Ministri Hoxha takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua në Tiranë

Ministri Hoxha takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua në Tiranë

August 22, 2026
Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com