• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Austria, me propozim të ri për zgjerimin: Vendet kandidate të ulen në tryezën e BE, por pa të drejtë vote

by Java News
30/08/2023 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një ndër tematikat më të diskutuara në politikën e Jashtme, kjo edhe për shkak të ndryshimeve të klimës gjeopolitike. Së fundmi, Vjena ka propozuar që vendet aspiruese për unionin evropian të jenë në tryezat e BE-së por pa të drejtë vote.

Ministrja austriake për Evropën kujtoi se kjo ide është paraqitur më herët nga kryediplomati austriak Alexander Schallenberg, por vlerësoi se tani është koha për ta zbatuar.

Karoline Edstadtler, u shpreh se vendi i saj mbron integritetin e vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në faza, në mënyrë që edhe para anëtarësimit formal ato të lejohen të ulen në tryezën e Bashkimit Evropian dhe të marrin pjesë në dialog, edhe pse jo ende do të kishte të drejtën e votës.

Në një intervistë për radion shtetërore austriake, Edstadler tha se tani është koha e duhur për një ndryshim të tillë në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Ne po jetojmë në një kohë shumë sfiduese, po përjetojmë një luftë në tokën evropiane. Kur, nëse jo tani, është momenti për të reformuar procesin e zgjerimit të Bashkimit. Është koha për ide të mëdha dhe për të kuptuar se popullsia duhet të jetë gjithashtu një pjesë e saj”, tha Edstadler.

Sipas saj, Perëndimi prej vitesh e ndjek integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, ku shumë gjëra ngecin gjë që mund të pengojë shtetet për të ndjekur rrugën evropiane.

“Objektivi i integrimit europian, mbetet anëtarësimi i plotë, por është një rrugë e gjatë plot “reforma të dhimbshme. Nuk mund të presim që kjo të ndodhë nga sot në nesër. Integrimi gradual i vendeve kandidate, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën, do t’i bënte ata të ndjenin se tashmë po marrin pjesë në krijimin e politikës evropiane, edhe pse nuk kanë ende të drejtën e votës.”- u shpreh ministrja.

E pyetur se si mund të duket në praktikë, ministrja austriake tha se negociatat me BE-në janë një proces rreptësisht formal që zhvillohet në grupime. Kur një vend mbyll një grup, për shembull në fushën e shkencës ose arsimit, shtet kandidat duhet të lejohet të marrë pjesë në diskutime për atë temë në BE, shpjegoi Edstadler.

Ajo tha se, në përvojën e saj, në 2020 dhe 2021, pak liderë të BE-së e mbështetën me të vërtetë zgjerimin, por se sot kjo është një gjë e arsyeshme për shumicën për shkak të rritjes së influencës së Rusisë dhe Kinës.

Kujtojmë se Charles Michel propozoi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim

Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michel, që BE të mbajë premtimin./m.j

Next Post
Rama, takim me të ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, Wisner! Në fokus, partneriteti SHBA-Shqipëri, Ukraina e mbështetja e rinisë

Rama, takim me të ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, Wisner! Në fokus, partneriteti SHBA-Shqipëri, Ukraina e mbështetja e rinisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In