• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Austria afër Shqipërisë, me investimet dhe asistimin e saj

by Java News
20/04/2017 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luka Çobo

Miqësia shekullore mes Austrisë dhe Shqipërisë forcohet gjithmonë e më shumë. Sëfundmi jo thjesht në planin politik e diplomatik, por dhe në atë ekonomik, social, kulturor dhe mbi të gjitha human.

Agjencia Austriake për Zhvillim(ADA), në bashkëpunim me disa partnerë ndërkombëtarë, ka marrë përsipër financimin dhe mbështetjen teknike të disa projekteve në pjesën veriperëndimore të vendit. Ato kanë në fokus përmirësimin e marrëdhënieve të qytetarëve me institucionet shtetërore, ndihmën e shtresave të dizavantazhuara, edukimin, mbështetjen e biznesit fason dhe sektorit të energjitikës.

Projekti  ‘’Drejtësi pa Vonesa’’, në partneritet me OSBE, synon të rrisë cilësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri duke ndërtuar një bashkëpunim mes rretheve gjyqësore, gjykatave të Apelit dhe institucioneve lokale. Aktualisht ky projekt po zbatohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë. Vitin e fundit është arritur të ulet me 20% ngarkesa e përgjithshme e gjykatësve.

Me OSBE po punohet gjithashtu për ndërtimin e një ure lidhëse mes parlamentit dhe qytetarëve. Krijimi i Zyrave Rajonale Parlamentare kërkon të lehtësojë lidhjen mes deputetëve dhe qytetarëve. Një qëllim i veçantë i kësaj nisme të filluar në Shkodër, është angazhimi i të rinjve në jetën parlamentare duke u ofruar atyre akses për më shumë informacion mbi politikat dhe proceset legjislative.

Ekonomia zë një pjesë jo të vogël të këtyre investimeve ku më kryesori është hidrocentrali i Ashtrës, pranë Vaut të Dejës. Ky impiant u përcjell energji rreth 100.000 familjeve. Përveç krijimit të vendeve të reja të punës, ai garanton furnizim konstant energjie, gjë që redukton importin e saj. Natyra përreth mbetet e padëmtuar pasi HEC-i nuk prodhon mbetje.

ADA i vjen në ndihmë edhe biznesit fason me një formulë që garanton zhvillim të konsoliduar e afatgjatë. Ajo ofron asistencë teknike përmes trajnimit të nxënësve dhe mësuesve të Qendrës së Formimit Profesional Publik në Kavajë, Krujë e Tiranë. Pas përgatitjes në këtë institucion, të trajnuarit punësohen në një prej bizneseve që kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me ADA-n.

Një aspekt tjetër në të cilin ADA ka investuar fuqishëm është edhe ai social. Janë tre projekte të tillë, ku shtrirjen më të madhe në kohë dhe hapësirë, e zë zhvillimi i qendrës ditore të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara. Kjo qendër që funksionon tanimë prej 9 vitesh, ka si objektiv integrimin e 750 personave me aftësi të kufizuara në zonën e Vaut të Dejës, Lezhës dhe Lacit.

Koordinatorja Elona Mehmetaj përmendi disa nga arritjet e kësaj pune shumëvjecare: ‘’Kemi arritur të nxisim një bashkëpunim lokal me institucionet që kanë përgjegjësi më të madhe. Në mjediset e kësaj qendre këshillimi ne shohim se këta persona janë të aftë të artikulojnë nevojat e tyre, të njohin të drejtat e tyre dhe ti kuptojnë ato.’’

Por në vëmendje të agjencisë austriake është edhe edukimi i fëmijëve, e sidomos atyre që vijnë nga shtresa të dizavantazhuara si komuniteti rom dhe egjiptian. Hapja e qendrës edukative ‘’ Mundësia e Dytë’’në Fushë-Krujë, u jep shansin fëmijëve që e kanë lënë herët shkollën apo që nuk kanë patur kurrë mundësinë ta ndjekin atë , të ripërfshihen në programin publik shkollor me zbatimin e një modeli alternativ.

Në anën tjetër, shkolla ‘’Peter Mahringer’’ në Shkodër, e profilizuar në IT, jo vetëm pajis nxënësit e saj me njohuritë më bashkëkohore të fushës por dhe u ofron atyre mundësinë të vazhdojnë studimet e larta në Austri pas përfundimit të gjimnazit.

Janë këto disa nga projektet e Agjencisë Austriake të Zhvillimit që po realizohen aktualisht. Por ADA dhe në veçanti shteti austriak kanë qenë pothuajse përherë të pranishëm me programe të tilla në Shqipëri. Pse u mendua që pikërisht tani të ketë një mbulim sa më të gjerë mediatik të këtyre aktiviteteve ?

Shefi i zyrës së agjencisë, Heinz Habertheuer, tha se kjo bëhet për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen e njerëzve për veprimtarinë e ADA-s, pasi ishte konstatuar se në publikun e gjerë shqiptar por dhe austriak diçka e tillë mungonte. ‘’Ne duam gjithashtu tu  bëjmë transparente taksapaguesve austriakë se ku shkojnë paratë e tyre sepse ADA financohet nga fondet shtetërore’’ – sqaroi ai.

Mungesa e vëmendjes së përgjithshme popullore mund të mungojë por produkti i mirë s’ka nevojë për shumë publicitet dhe kjo shihej qartë në çdo pikë ndalese të udhëtimit. Besimi dashamirësia dhe lidhja historike mes vendeve tona vijon të forcohet gjithmonë e më shumë.

c.a

Next Post
E dredh Basha: Takohemi në çadër, por eja me dorëheqjen e firmosur

Basha: Votojmë vettingun pas formimit të qeverisë. Refuzojmë vettingun e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In