Një 25 vjeçar është arrestuar në Austri, pasi akuzohet për mbështetje ndaj nazizmit.
I riu vizitonte shpesh vendlindjen e diktatorit Adolf Hitler dhe ishte i impresionuar prej tij.
Me stilin e veçantë të mustaqeve, i riu thuhet se hyri në një bar në Braunau am Inn dhe u prezantua si Herald Hitleri, para se të kërkonte ujë mineral.
Ai është parë duke lexuar revista naziste të Luftës së Dytë Botërore teksa ka bërë foto të shumta jashtë shtëpisë së Hitlerit, i lindur në vitin 1889. I riu është arrestuar të hënën.
“Lavdërimi i Adolf Hitlerit është i dënueshëm”, tha një zëdhënës për zyrën e prokurorit në Ried për gazetën Oberösterreichischen Nachrichten.
Prokurorët do të vendosin të mërkurën nëse do të grenë padi penale ndaj të riut. Një zyrtar policie tha se nuk besohet se i riu po bënte shaka./oranews/a.k











