• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Australia bëhet vendi i parë që eliminon një lloj kanceri

by Java News
21/04/2018 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Australia do të bëhet vendi i parë që do ta eliminojë plotësisht një lloj të kancerit. Shoqata Ndërkombëtare e papilomavirusit ka njoftuar se Australia mund të bëhet vendi i parë i cili do ta eliminojë plotësisht kancerin e qafës së mitrës. Sipas një studimi të ri, përpjekjet e Australisë për shpërndarjen e Vaksinës së Papilomavirusit (HPV) falas nëpër shkolla ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Infeksioni i transmetueshëm seksualisht shkakton 99.9 për qind të rasteve të kancerit të qafës së mitrës, transmeton koha.net. Në vitin 2007, qeveria federale australiane e filloi ofrimin e vaksinës për vajzat e moshës 12-13-vjeçare, ndërsa në vitin 2013 ajo u bë e disponueshme edhe për djemtë. Vajzat dhe djemtë jashtë kësaj grupmoshe, por nën moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare kanë të drejtë edhe për dy doza falas të vaksinës.

Mes viteve 2005 dhe 2015, përqindja e femrave australiane të moshave 18-24 vjeç që kishin HPV ka rënë nga 22.7 për qind në vetëm 1.1 për qind. Normat e imunizimit janë rritur më tej që nga viti 2015, duke kontribuar në atë që përshkruhet si efekti i “mbrojtjes së tufës”.

 

Bota nuk po e zë hapin

Në Shtetet e Bashkuara, vaksina për HPV nuk është falas. Ajo mund të kushtojë deri në 450 dollarë për regjim të plotë, sipas Shoqatës së Profesionistëve të Shëndetit Riprodhues, edhe pse ndihma financiare shpesh është në dispozicion.

Në vitin 2016, 78.6 përqind e vajzave australiane 15-vjeçare dhe 72.9 përqind e djemve australianë 15-vjeçarë u vaksinuan – por vetëm 50 përqind e vajzave amerikane midis moshave 13 dhe 17 vjeç dhe 38 përqind e djemve amerikanë në mes moshave 13 dhe 17 vjeç ishin vaksinuar, sipas të dhënave të publikuara nga Henry J. Kaiser Family Foundation.

Situata është shumë më e keqe në botën në zhvillim, ku shkalla e incidencës së papilomavirusit mbetet e lartë.”Dy të tretat e popullsisë së femrave në botë nuk kanë qasje në atë që kanë femrat australiane”, tha Joe Tooma, shefi ekzekutiv i Australian Cervical Cancer Foundation.

“Nëse nuk bëjmë diçka, ky do të vazhdojë të jetë një nga vrasësit më të mëdhenj të kancerit në vendet në zhvillim”.Administrimi i vaksinës HPV në shkolla ka rezultuar gjithashtu të jetë efektiv në një provë që u zhvillua në Butan.

Ofrimi i një qasjeje të këtillë falas si vaksinë në vendet e tjera në zhvillim mund të duket si një masë e shtrenjtë, por siç tregon shembulli australian, kjo mund ta lehtësojë barrën e kancerit të qafës së mitrës më vonë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Po bashkëqeverisja jote me Ramën?” Zbardhen debatet e ashpra Basha-Harxhi

"Po bashkëqeverisja jote me Ramën?" Zbardhen debatet e ashpra Basha-Harxhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…

October 31, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

SPAK-u duhet të veprojë vetë

October 31, 2026
Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

October 31, 2026
Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

October 31, 2026
Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

October 31, 2026
Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

October 31, 2026
VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

October 31, 2026
Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

October 31, 2026
“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In