• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Auron Tare: Ku gabon Kastriot Dervishi, që e cilëson “kriminal” të gjithë ish-shërbimin sekret shqiptar

by Java News
19/08/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Auron Tare, në rolin e një të apasionuari edhe pas arkivave, ka shprehur rezerva lidhur me një postim të Kastriot Dervishit. Ky i fundit ka publikuar ditë më parë listën e emrave që përbënin kryestrukturën e asaj që më vonë do quhej Sigurimi i Shtetit në pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha, duke e cilësuar si “orgnizatë kriminale”.

Dhe është pikërisht ky cilësim që kontestohet nga Tare.

Në gjykimin e Tares, ka shumë vend për diskutime lidhur me të kaluarën dhe funksionin e ish-shërbimit sekret shqiptar, ku spekulimet dhe dëshirat për scoop-e duhen shmangur nga skrupuloziteti i nevojshëm dhe i domosdoshëm etik, professional, por dhe intelektual.

Shkrimi i Auron Tares                     

Më bëri përshtypje një postim i Kastriot Dervishit, punonjës i palodhur i arkivave. Në fakt më kanë tërhequr vëmendjen edhe disa postime të tjera për të cilat kam disa sygjerime. Duke qenë se me z. Dervishi ndajmë pasionin e kërkimeve nëpër arkiva, mendoj se kemi një lloj përgjegjësie ndaj lexuesve si dhe ndaj atyre që do të vijnë pas nesh që të jemi sa më të kujdesshëm në analizat e dokumentacionit që kërkojmë të botojmë.

Si njohës modest arkivash dhe si person që kam punuar në arkivat britanike dhe amerikane, mund të them edhe unë disa fjalë se nxjerrja e dokumentave jashtë kontekstit historik le vend shumë për interpretime.

Postimi i fundit i z. Dervishi ishte mbi themelimin e strukturës së Shërbimit Sekret, apo i njohur në fillim si “Divizionit Mbrojtjes së Popullit” e më vonë Sigurimi , si dhe krahasimi i këtij institucioni me një “organizate kriminale” (në fund të këtij shënimi është dhe pjesa e z. Dervishi mbi themelimin e strukturave të Sigurimit te Shtetit në 1945 duke e quajtur këtë institucion si një “organizatë kriminale” etj.)

Mendoj se epitete të tilla pa shpjeguar kontekstin historik të dokumentit apo të ngjarjes, janë të egzagjeruara. Në rradhë të parë, Shërbimi Informativ ishte aktiv gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare dhe në ‘45-ën mori një forme më zyrtare. A ishte ky Shërbim një kopje e OZNA-s apo jo? Nuk di të them pasi mungon ende një analizë profesionale mbi këtë shërbim, por mund të them se deri më sot unë nuk kam dëgjuar ndonjë shtet sado demokratik, përfshirë edhe vendet skandinave, që të mos kenë shërbimet e tyre të fshehta si pjesë e rëndësishme e funksionimit të një shteti. Sigurisht, në shumë vende ish-komuniste por edhe në disa demokratike, shërbimet e fshehta apo personazhe të këtyre shërbimeve, për interesa shtetërore janë përfshirë në veprimtari jo-ligjore e deri në grushte shteti në vende të cilat me zgjedhje të lira kanë sjellë në fuqi qeveri demokratike dhe legjitime.

Analistët seriozë apo historianët e fushës kanë meritën në analizën sa më të saktë të këtyre veprimeve, por cilësimi si “organizata kriminale” e ish-shërbimeve të fshehta mendoj se është një epitet i tepruar. Aq më shumë që pas Luftës së Dytë Botërore në shumë vende, si në lindje ashtu edhe në perëndim, këto shërbime gjurmonin në përgjithësi bashkëpunëtorët e fashizmit, por sigurisht edhe elementë kundërshtarë. Mund të përmend Italinë, Francën, Greqinë ku mund të sjellim shembuj pa fund të kapjes dhe gjurmimit të elementëve pro-fashistë.

Shërbimi i Fshehtë shqiptar i cili egzistonte edhe në kohën e Mbretit Zog i përfshirë në eliminimin e kundërshtarëve politikë, vazhdoi si rrjedhim llogjik edhe me ardhjen në fuqi të komunisteve. (Shërbimin e fshehtë të Zogut deri me sot, si z. Dervishi e si historianë të tjerë nuk e kanë quajtur organizatë kriminale, edhe pse dihet mirë që Zogu eliminoi një sërë kundërshtarësh personalë politikë si Gurakuqi, ish-kryeministri Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ceno Beg Kryeziu e plot të tjerë.

Në historikun e Shërbimit Sekret shqiptar, ende i pashkruar dhe i paanalizuar nga historiografia shqiptare, ka shumë faqe për të cilat ky institucion duhet të turpërohet, por ka edhe mjaft faqe të tjera për të cilat duhet të jetë krenar si një institucion i cili eliminoi çdo përpjekje të fqinjëve për rrëzimin e shtetit dhe copëtimin e vendit.

Prandaj mendoj se studiues si z. Dervishi duhet të jenë më të matur në etikemin e institucioneve shtetërore si “organizata kriminale” pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik te tyre.

E dyta, më ka bërë përshtypje botimi i disa fotove të Enver Hoxhës nga z. Dervishi ku aludohej për devijime seksuale të ish-liderit shqiptar bazuar në këto foto. Me është dukur një lajthitje paksa fëminore për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunëtorësh të tij.

Enver Hoxhen e kanë gjykuar dhe do ta gjykojnë historianët në vazhdim për shumë nga veprimet dhe krimet e tij gjatë pushtetit të gjatë që pati në dorë. Por të gjykosh devijime seksuale të tij bazuar në disa foto, më duket jo-profesionale dhe jo-serioze. Aq më tepër kur z. Dervishi i cili e ka jetuar periudhen e aksioneve zboreve apo aktivitetete të tilla kur kultura jonë e asaj kohe mes miqsh ka qenë mjaft e afërt dhe ndoshta me sytë e brezave të ardhshëm do të duket e çuditshme. Prandaj, analiza e kontekstit historik është e domosdoshme për të shpjeguar periudha të cilat nuk egzistojne më. P.sh., nëse brezat e rinj do të shikonin dokumentarë të periudhës komuniste të bulevardit të Tiranës ku burra apo gra shëtisin dorë për dore apo krah për krah, me siguri (bazuar në konceptin e z. Dervishi) do të skandalizoheshin me këtë afërsi të seksit të njëjtë duke menduar se gjyshërit e tyre kanë qenë të prekur nga devijacione seksuale në mënyrë kolektive.

Te tilla gjykime qesharake duhet t’u jepet fund pasi rrezikojmë që çdo analist i këtij lloji me një apo disa dokumenta jashtë kontekstit historik të marrë nëpër gojë gjithkënd dhe gjithçka për hir të skupit mediatik.

Më poshtë pjesa nga postimi i z. Dervishi: 

“Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945.

Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve.

Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:

-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.

-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.

-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.”

ma.me

Next Post
Rama: PD-së i janë prerë kontaktet jashtë vendit dhe është braktisur nga shqiptarët. Zgjedhjet në 18 qershor, vettingu hap negociatat

Rama krenohet me komentet e gazetarit anglez për turizmin, por ndjekësit e tij i hakërrehen për Golemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In