Banorët e Wuhanit, në Kinë, më 26 janar kanë admiruar spektaklin e pabesueshëm që u ka dhuruar dielli, i cili ka ndriçuar statujën e madhe të Budës në tempullin e Guiyuanit.
Aureola e Budës ka dhuruar momente magjie, me rrezet që kanë krijuar një ylber në formë rrethi mbi statujën.
Fenomeni, njohur me emrin pathelia, ka ndodhur si shkak i reflektimit të dritës, që kalon nëprmjet reve në lartësi të madhe.