Aurela Hoxha luan si fëmijë në plazh, por nxjerr…
Këtë verë ajo e ka shijuar në maksimum, ku një pjesë të mirë të saj e ka kaluar dhe vijon ta kalojë në plazh. Modelja dhe fashonistja Aurela Hoxha, publikon vazhdimisht në rrjetet sociale çaste nga pushimet e saj.
Sot në Instagram ajo tregon “Aurelën e vogël”, ose së paku kështu shkruan në një fotografi ku shihet duke lozur me një kovë plazhi për fëmijë. Por ajo që bie në sy është se përtej lodrave fëmijnore, rrobat e plazhit të Aurelës tregojnë krejt të kundërtën, një femër provokuese e cila ekspozon shumë nga trupi.
Prej disa ditësh ajo po shijon brigjet e jugut, ku duket se po kënaqet në çdo moment.