Janë përzgjedhur 3 kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Emrat e miratuar për postin e Shqipërisë janë Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi.
Vetëm njëri prej tyre do të përzgjidhet dhe do të jetë përfaqësuesi shqiptar në gjykatë.
Më herët gjykata refuzoi 3 emrat e paraqitur nga Shiqpria mes të cilëve ishin edhe ish-kryeprokuroria Ina Rama dhe juristi Gent Ibrahimi.
Në listën e parë ishte edhe Sokol Berberi, emri i të cilit u miratua si kandidat në procedurën e dytë të regjistrimit të pretendentëve./a.m.