• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aurel Plasari zbulon posterat  e filmit “Skënderbeu” që u paraqit në Kanë në vitin 1953

by Java News
15/06/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Studiuesi i njohur Aurel Plasari zbulon një koleksion posterash që vlejnë sa një mijë fjalë.

Në këto postera prezantohet filmi shqiptar “Skënderbeu” i vitit 1953, një nga prodhimet e para të kinematografisë shqiptare, dhe filmi i parë artistik i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Filmi u realizua nga regjisori rus Sergej Jutkovic. Në këtë film kanë luajtur aktorët Naim Frashëri, Besa Imami, Avdije Alibali dhe disa aktorë të njohur rusë.

“Në mbarë Europën paska pasur sukses “Skënderbeu” i 1953-shit, dhe jo vetëm në Shqipëri e në republikat e “Bashkimit Sovjetik”…

Madje filmi paska marrë pjesë në Festivalin e Kanës të vitit 1954 dhe ka marrë “Çmimin e veçantë” për regjinë”, shkruan Plasari në faqen zyrtare të Facebook, duke e konsideruar dokumentin që flet për këto suksese vetëm një mini-koleksion posterash.

Në një nga posterat e shfaqjes së filmit “Skënderbeu” në Spanjë lajmërohet se ky është filmi fitues i Çmimit të Madh-Grand Premio, në Kanë. Filmi “Skënderbeu” i dedikohet heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. I titulluar nga Vatikani si “Kalorës i Krishtërimit”, Skënderbeu u vu në shërbim dhe në mbrojtje të Europës së Krishterë, megjithëse kjo e fundit ishte tashmë në prag të kolapsit ndaj fuqisë së Perandorisë më të fuqishme të Kohës, duke e kthyer Shqipërinë në një Barrikadë dhe Fushë Beteje ndaj Shtrirjes Otomane.

Në film shfaqet momenti kur Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe organizon Lidhjen e Lezhës. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. /ma.me

Next Post
Basha kthehet nga SHBA: Mora mbështetje të jashtëzakonshme nga Trump

Basha kthehet nga SHBA: Mora mbështetje të jashtëzakonshme nga Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: Jeffrey Epstein strehoi viktima në apartamente në London

BBC: Jeffrey Epstein strehoi viktima në apartamente në London

April 24, 2026
Hormuzi mund të sjellë katastrofë digjitale, makthi për vendet e Gjirit Persik

Hormuzi mund të sjellë katastrofë digjitale, makthi për vendet e Gjirit Persik

April 24, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tiranë, finalizohet operacioni “Barriera”, arrestohet 48-vjeçari me arsenal armësh në makinë

April 24, 2026
Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

April 24, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro, policia: 42-vjeçari i ka përfituar nga droga

Shpërndanin drogë afërsi shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

April 24, 2026
BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

April 24, 2026
Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In