• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Auditimi/ Aeroporti i Rinasit, fitime mbi normën. Rishikim tarifash?

by Java News
08/01/2019 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. Top Channel ka mësuar se “BDO Albania” ka përfunduar auditimin ekonomik të kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit. Gjetjet e hollësishme të auditimit pritet të bëhen publike vetëm pasi raporti t’u jetë dorëzuar të dyja palëve, pra qeverisë dhe kompanisë koncesionare të aeroportit.

Por, Top Channel ka mësuar se nga auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

Prej vitesh, “Tirana International Airport” rezulton një nga koncesionet me fitimet më të larta në Shqipëri. Sipas bilancit zyrtar, për vitin 2017 kompania realizoi një normë fitimi prej 22 milionë eurosh, ose 46 për qind mbi të ardhurat bruto.

Në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2004 ekziston një pikë, e cila i jep të drejtë secilës nga palët të kërkojë rishikim të pavarur të pozicionit ekonomik të koncesionit. Kjo ishte hapësira që shfrytëzoi qeveria shqiptare verën e vitit të kaluar, për të kërkuar auditimin e koncesionit nga një ekspert i pavarur.

Por, çfarë ndodh tani?

Pas auditimit nga eksperti i pavarur, qeverisë i lind e drejta të nisë negociatat me kompaninë koncesionare për të kërkuar rikthimin e balancës ekonomike të koncesionit, ose e thënë ndryshe për të kërkuar kompensim.

Sipas parashikimeve në kontratë, ky kompensim mund të vij në disa rrugë, duke përfshirë pagesën direkte në buxhet, ose uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët./a.meta

Next Post
Ndihmësi ligjor në Gjykatën e Lartë Gentian Jahjolli, drejt konfirmimit në detyrë

Ndihmësi ligjor në Gjykatën e Lartë Gentian Jahjolli, drejt konfirmimit në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In