• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KLSH: Cilësi e dobët karburantesh, konsumatorët janë të pambrojtur

by A R
03/02/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre me cilësi brenda standardeve nga inspektorati Shtetëror Teknik industrial (ISHTI) është e mangët, vlerësoi Kontrolli i lartë i Shtetit në një audit të posaçëm për përformacën e institucionit vitin e kaluar.

KLSH pohoi se shkaqet kryesore lidhen me kuadrin rregullator të pabashkërenduar dhe harmonizuar mirë për funksionimin e këtij institucioni, të burimeve njerëzore të pa trajnuara, të pa testuara, të pakualifikuara dhe të keqmenaxhuara, zbatimit me mangësi të procedurave të inspektimit, mungesës së materialeve e modernizimit të pajisjeve laboratorike dhe kryerjes së një numri të kufizuar të treguesve të analizave, problemeve në investime dhe menaxhimin financiar, si dhe për shkak të reduktimit të subjekteve të ndëshkuara dhe mos vjeljes së gjobave.

KLSH vëren se nafta e hedhur në treg në vitet 2011-2014 ka qenë mesatarisht 859,765 ton në vit, si dhe në vitin 2014 janë përpunuar brenda vendit nga dy rafineritë 300,000 ton naftë. Duke shmangur analizën e koniukturave të tregut ndërkombëtar të naftës në vite, lidhur me sasinë e importuar, shifrat e mësipërme tregojnë se konsumi i karburanteve në Shqipëri është në rritje, së bashku me rritjen e sasisë së karburanteve të prodhuara dhe të përpunuara brenda vendit.

KLSH vëren se, trendi i rritjes së konsumit të karburanteve në vite është i lidhur kryesisht me numrin e mjeteve rrugore, inventari të cilave në vitin 2013 ka arritur në 445,956 copë. Gjithashtu, rritja e përdorimit në shkallë gjithnjë e më të gjerë të naftës së prodhuar në vend vitet e fundit, i kërcënon akoma më shumë treguesit.

Në rekomandimet për përformacën KLSH i kërkon iSHTI të hartojë një strategji afat shkurtër për të përputhur plotësisht profilin e shkollimit dhe eksperiencës së personelit me atë të fushës inxhinierike të kërkuar, për të rritur performancën e veprimtarisë së inspektorëve dhe për pasojë atë të inspektoratit në tërësi, brenda tremujorit të parë 2016.

ISHTI duhet të zbatojë plotësisht procedurën e inspektimit sipas kërkesave ligjore përkatëse, duke u bazuar në metodologjinë e vlerësimit të rriskut, hartimin e dokumenteve standarde, dhënien e kompetencave të plota inspektorëve për vendosjen e gjobave sipas përcaktimeve të ligjit të posaçëm, si dhe të shmangë aktivizimin në terren të inspektorëve të pakualifikuar dhe të pa testuar, rekomandon KLSH.

Gjithashtu KLSH kërkon që ISHTI të miratojë metodikën mbi të cilat duhet të mbështetet inspektori për përcaktimin e vlerës së gjobës.

ISHTI duhet të përgatisë dhe të paraqesë në Ministrinë e Energjitikës një strategji afat mesme për uljen e numrit të stacioneve të furnizimit me karburante dhe shpërndarjen e tyre në varësi të infrastrukturës rrugore, me qëllim që rrisë aftësinë mbuluese me inspektim si dhe shpeshtësinë e kontrolleve për garantimin e cilësisë së karburanteve, por gjithmonë pa cënuar furnizimin normal të konsumatorëve dhe pjesëmarrjen konkurruese të operatorëve aktual të këtij tregu brenda tremujorit të parë 2016, rekomandon KLSH.

Gjithashtu KLSH kërkon që iSHTI të intensifikojë veprimtarinë inspektuese dhe kontrolluese në rafinerinë dhe në të gjitha impiantet e përpunimit të naftës që e hedhin në treg për konsum me automjete, duke marrë masa ekstreme ligjore deri në propozim për heqjen e licencës subjekteve përsëritjeve në vite apo dhe rasteve të stacioneve në pronësi brenda së njëjtës shoqëri aksionare.

MONITOR

Next Post

Shqiptarja nga Kosova që emocionoi jurinë e “The Voice of Belgium”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

August 16, 2026
Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

August 16, 2026
Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

August 16, 2026
Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

August 16, 2026
Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

August 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Prona bëhet më e lirë për t’u deklaruar, shqiptarët kursejnë 120.5 milionë euro nga rivlerësimi

August 16, 2026
Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com