• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AUDIO / Kryebashkiaku i Hasit sherr me gazetarin: Nuk ke b*thë ti, matu mirë …

by A R
06/04/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hasi është një ndër zonat më të varfra në vend, ku papunësia dhe varfëria shënon shifra alarmante. Me gjithë varfërinë e tejskajshme, kryesisht nëpër fshatra, banorëve u është dashur të presin disa muaj për të marrë ndihmën ekonomike që varion jo më shumë se 3 mijë apo 4 mijë lekë, raporton “Panorama”.

Banorët mbetën fillimisht dyerve të Bashkisë, pasi nuk mundën ta marrin ndihmën për tre muaj, nga 25 dhjetori 2016 deri në mesin e muajit mars 2017.

Por pas shpërndarjes në mars, ata janë përballur me një tjetër fakt për të cilin nuk gjetën dot një shpjegim zyrtar: Ndihma ekonomike u ishte përgjysmuar pa asnjë argument apo paralajmërim.

Pasi askush nga punonjësit e Bashkisë nuk u dha një informacion të saktë se pse u është përgjysmuar shuma e parave që duhej të merrnin, banorët e prekur kanë kërkuar ta denoncojnë rastin në media. Ata kanë kontaktuar gazetarin Isa Myzyraj, të cilit i kërkuan ndihmë për zbardhjen e këtij skandali.

Por teksa gazetari ka kërkuar të investigojë atë çka kishte ndodhur, ai është kërcënuar nga punonjësit e Bashkisë dhe më pas, edhe nga vetë kryetari i këtij institucioni, Adem Lala. Kryebashkiaku i kërkoi atij të tërhiqej nga investigimi, në të kundërt ai (gazetari) do të çuditej edhe vetë se çfarë do t’i ndodhte në vijim.

miftar-dauti

Panorama Online publikon biseden e plote ku kryebashkiaku Adem Lala e kërcënon dhe i kërkon Isa Myzyrajt të tërhiqet dhe të mos merret me këtë punë. Veç kërcënimeve, në bisedë kryetari Lala përdor fjalor fyes ndaj tij.

Kryebashkiaku Adem Lala: Të lutem shumë, shiko drejtimin tënd, nëse do të kruhesh prapë me mua nuk do të takohesh më, nuk të kam ngacmuar, nuk të kam hy në hak, shiko punën tënde. Ka gazetarë më të mëdhenj, shumë më të mëdhenj dhe çfarë është, është. Çfarë s’është, s’është. Nëse ti më shkruan, hajde verifikoje.

Isa Myzyraj: Arsyetohu vetë, or burrë.

Adem Lala: Sepse nëse ti je i vogël, do të humbasësh fare nga ato që shkruan…

Isa Myzyraj: Nuk e di pse e ke marrë kaq personale?

Adem Lala: Ore, personale është…

Isa Myzyraj: Jo mor burrë, ore nuk kam asgjë me ty unë.

Adem Lala: Drejtuesi i Bashkisë jam unë ore, dhe nëse ti ke gisht në këtë pjesën tjetër, prapë shtohet aty.

Isa Myzyraj: Nëse unë kam gisht në këtë pjesën tjetër, aty do të mbaj përgjegjësi unë.

Adem Lala: Shif punët e tua, shif punët e tua, mos më shkruaj gjëra të paqena. Tri ditë ka qëndruar Dobruna, fshati më i largët. Ku e rruj trapin për punë unë, e kam në gjak. Më thotë mua 30 ditë, kush është ai p*** nëne që i ka pa 30 ditë të bllokuar?! Qyteti i Krumës, kur ka qenë në atë gjendje që është sot?

Isa Myzyraj: Unë nuk bëj propagandë politike, është siç ka qenë vetëm me disa fasada të tjera.

Adem Lala: Ore zotëri, po ç’punë ke ti me fasadat ore, fasada ka qenë e degjeneruar e ka marrë pamjen. Përfundimisht të këshilloj të shikosh punën tënde se do të jesh më mirë… Ke nevojë për miq, jo për armiq.

Isa Myzyraj: Unë nuk dua të bëj armik askënd.

Adem Lala: Ti nëse vazhdon programin tënd, me mua nuk takohesh më.

Isa Myzyraj: Gjuha ime nuk ka qenë kurrë ofenduese ndaj askujt.

Adem Lala: Po s’të duron kush ore, gazetari a han bukë, a pin ujë?

Isa Myzyraj: Unë s’ofendoj askënd.

Adem Lala: Po s’ke bythë ore të ofendosh askënd.

Isa Myzyraj: Po nuk ofendoj unë ore.

Adem Lala: Ç’punë ke ti me ndihmën ekonomike të Hasit? Ti je ai Zeusi?

Isa Myzyraj: Unë dua të sqarohet ky problem.

Adem Lala: Do të sqarohet ti? Hajde sqaroje atje!

Isa Myzyraj: Nuk vij unë, por thuaji personit që merret me median.

Adem Lala: S’merrem unë me të. Nuk e di se sa më kupton. Ti ndoshta jeton edhe në ujëra dhe trëndafila të botës tënde, por në momentin që tjetrin e ngacmon në ngarkesa të panevojshme, dije se i ke punët keq.

Isa Myzyraj: Nuk i kam borxh askujt asgjë.

Adem Lala: Mos bëj gabim më me u marr me këtë punë. Nëse do ta mbyllësh këtë punë, hajde në Krumë.

Isa Myzraj: Jo, unë nuk vij në Krumë.

Adem Lala: Atëherë mos ha mut.

Isa Myzyraj: Sepse mua më kanë thënë do të të vrasim (persona të bashkisë)…

Adem Lala: Nuk të vret, se të marr unë.

Isa Myzyraj: Kur ti nuk reagon në rrugë zyrtare, atëherë normalisht që unë nuk do e lë këtë punë…

Adem Lala: Vallahi mos e le, vetëm ke për t’u çuditur edhe vetë se çfarë ka për të gjetur. Këtë mbaje mend prej meje. Pra, ke për t’u çuditur, edhe vetë ke për të thënë, çfarë m’u desh mua kjo gjë. Tashi mate bythën e shife kët punë.

Next Post
Ancelotti: Lewandowski, qëndërsulmuesi “mbret”

Ancelotti: Lewandowski, qëndërsulmuesi “mbret”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In