Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën e Fushë-Krujë Kurbin.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari